Prishtinë, 25 gusht 2023 – Komuna e Prizrenit e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Tatimin mbi Pronën e Paluajtshme, i cili parasheh faljen e 100 eurove të tatimit për qytetarët.
Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se ky ligj është kundërkushtetues, sepse falja e tatimit është kompetencë e komunave, ndërsa me këtë ligj qeveria ndërhyn në kompetencat e komunave.
Ai ka thënë se me këtë ligj komunat dëmtohen, sepse atyre u zvogëlohet buxheti.
Totaj ka thënë se bashkë me kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë ka kërkuar edhe masë sigurie që zbatimi i këtij ligji të pezullohet deri në aktgjykimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.
Kërkesa për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Tatimin mbi Pronën e Paluajtshme është dërguar nga komuna e Prizrenit, pasi Asociacioni i Komunave të Kosovës nuk është palë e autorizuar për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Por, kjo komunë ka kërkuar që masa e sigurisë për këtë çështje të vlejë për të gjitha komunat, ashtu sikurse edhe vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese.
(r.m.)