Prishtinë, 5 dhjetor 2022 – Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka publikuar informacione që dëshmojnë lidhjet e autoriteteve të sportit me krerët e krimit në Serbi.
Musliu ka marrë shkas sjelljet antisportive të futbollistëve dhe të stafit drejtues të përfaqësueses së Serbisë në Kampionatin Botëror të Futbollit, “Katari 2022”.
Në një postim të Facebook, Musliu shkruan se në këtë kampionat drejtuesit dhe lojtarët e ekipit përfaqësues të Serbisë e treguan fytyrën e vërtetë të Serbisë. Ai sjell dëshmi për mendësinë nacionaliste dhe shoviniste të udhëheqjes së futbollit të Serbisë dhe për lidhjet e forta të tyre me botën e krimit.
“Pjesëmarrja e Serbisë në Kampionatin Botëror në Futboll, ‘Katar 2022’, hapi debatin e vetëm – zbulimin e vërtetë të fytyrës së Serbisë kriminale. Asgjë sportive. Asgjë fisnike”, shkruan Musliu në fillim të postimit.
Ai thekson se sporti në Serbi, sidomos furbolli, është i mbuluar me skandale dhe akte kriminale.
“Sporti serb, dhe veçmas futbolli, është i mbuluar me skandale. Nën fanellat e futbollistëve të tyre, fshihen krimet e luftës, kontrabandistët e drogës, ata të cigareve dhe për fat të keq edhe ndonjë prift i Kishës Ortodokse Serbe’, shkruan Musliu.
Musliu publikon edhe një fotografi të selektorit aktual të Serbisë, Dragan Stojkoviq, me Zhelko Razhnatoviqin – Arkanin, i cili ka qenë udhëheqës i njërit ndër grupet më të fuqishme kriminale. Arkani, i cili ka qenë edhe komandant i forcës paramilitare “Garda e Vullnetarëve Serbë” që ka kryer krime lufte edhe në Kosovë.
Musliu shkruan se presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë pjesë e grupit të tifozëve të klubit futbollistik “Cërvena Zvezda” të Beogradit të cilët udhëhiqeshin nga Arkani.
“Vet Vuçiqi është përkahësi i tyre më i madh. Dhe kjo ka histori. Historia është e moçme, së paku 50-vjeçe. Por, kulminacioni u arrit, kur Zvezdën dhe tifozët e saj i udhëhoqi Arkani, krimimeli më i madh operativ serb. Vrasësi i madh serb, ishte kryetifozi i klubit të madh serb. Por, jo vetëm kaq. Arkani u bë edhe lider i Zvezdës në vitet e ’90-ta. Më pas edhe drejtor i klubit tjetër OFK Beograd. Nga Zvezda dolën paramilitarë të tjerë luftë, pjesëtarë të ‘Beretave të kuqe;’, shkruan ai.
Arkani është vrarë në janar të vitit 2000. Dyshohet se ai është vrarë për të fshehur lidhjet me politikanë të rëndësishëm në Serbi, në një process gjyqësor eventual kundër tij.
Selektori i Serbisë, Stojkoviq, i shau shqiptarët në ndeshjen kundër Zvicrës në Katar. Zvicra doli fituese në ndeshjen që u zhvillua në armosferë mjaft të tensionuar nga stafi Teknik, lojtarët dhe tifozët serbë.
Dy futbollistët shqiptarë që luajtën për Zvicrën, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, të cilët ishin në shënjestër të sulmeve verbale e fyerjeve të serbëve, ishin protagonist kryesorë në fitoren e ekipit helvetik. Shaqiri e shënoi golin e parë, ndërsa Xhaka u shpall nga FIFA lojtar i ndeshjes.
Organizata botërore e futbollit, FIFA, ka inicuar dy procedyra disiplinore nga Federatës së Futbollit të Serbisë.
Postimi i plotë i Musliut:
𝐒𝐏𝐎𝐑𝐓𝐈 𝐃𝐇𝐄 𝐊𝐑𝐈𝐌𝐈 – 𝐒𝐄𝐑𝐁𝐈𝐀 𝐄 𝐕𝐄̈𝐑𝐓𝐄𝐓𝐄̈
(Hulumtim me OSINT)
Pjesëmarrja e Serbisë në Kampionatin Botëror në Futboll, “𝐐𝐚𝐭𝐚𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟐”, hapi debatin e vetëm – zbulimin e vërtetë të fytyrës së Serbisë kriminale. Asgjë sportive. Asgje fisnike.
Mungesa e rezultateve sportive, duke u renditur ndër përfaqësueset më të dobëta, e bëri Serbinë dhe aparatin shtetëror e kriminal të tyre, që ta humbasin vëmendjen nga dështimi, ta rrisin nacionalizmin e shovinizmin serbomadh.
Zaten, mbi rezultate eventuale, ata sportin e kanë shfrytëzuar në radhë të parë për kriminalitet, e më pas edhe për propagandë nacionale. Prandaj, edhe efekti është i njëjti – më së paku rezultat sportive, e shumë pluhur për nacionalizmin, që i vie era krim.
Si “patericë” e Rusisë, Serbia në Katar dërgoi flamurin rus, pavarësisht se shteti i Putinit u sanksionua dhe iu mohua e drejta e pjesëmarrjes në këtë ngjarje botërore.
Me këtë, serbët dërguan mesazhin se e mbështesin agresionin rus. Pra, përveç se nuk i bashkëngjiten botës për t’i vënë sanksione Rusisë, ata e përkrahin atë. E kanë përkrahur dhe e përkrahin edhe me vullnetarë.
Në ndeshjen e parë, me humbje nga Brazili, serbët nxorën një flamur serb, në formë të hartës së Kosovës, nga zhveshtorja e stadiumit në Katar. Kjo do t’i entuziazmonte serbët e mpirë nga humbja e balerinëve brazilianë.
Selektori i tyre, Dragan Stojkoviq, ish-miku i kriminelit të luftës Zhelk Razhnjatoviq-Arkani, kot u përpoq që ta shante nën shqiptare. I mbetën fjalët pezull, duke u kthyer në Serbi, kurse të bijtë e nënave shqiptare, Shaqiri e Xhaka ua prenë biletën për Beograd. Vëllezërit tanë fisnikë, me kokën lart ngelën në Katar. Serbët u kthyen të turpëruar, duke iu mbetur në fyt kënga “Ubij, ubij, shiptara”.
Ndonjë media serbe, pak nga ato që kanë ngelur pa u ngulfatur nga Vuçiqi, shënuan ndonjë shkrim për këtë turp. Madje, disa nga to, zbuluan lidhjet e futbollistëve serbë me krimin – drogën.
“Futbollistët serbë në mbretërinë e drogës…”, ishte një nga titujt e media serbe. Bëhet fjalë për futbollistët Dushan Petkoviq, Predrag Stankoviq dhe Draga C. (i cili u dënua në Gjermani për kontrabandë me drogë).
Pa pasur mundësinë e hulumtimit të mirëfilltë, por duke përdorur vetëm metodat e inteligjencës së burimeve të hapura (OSINT), një studiues vëren lehtë lidhjet e vazhdueshme të sportit serb me politikën, krimin dhe shërbimet sekrete kriminale serbe.
I pari, natyrshëm është klubi i tyre i zemrës – çerdhja e kriminalitetit “𝐂𝐫𝐯𝐞𝐧𝐚 𝐙𝐯𝐞𝐳𝐝𝐚”.
Vet Vuçiqi është përkahësi i tyre më i madh. Dhe kjo ka histori. Historia është e moçme, së paku 50-vjeme. Por, kulminacioni u arrit, kur Zvezdën dhe tifozët e saj i udhëhoqi 𝐀𝐫𝐤𝐚𝐧𝐢, krimimeli më i madh operativ serb. Vrasësi i madh serb, ishte kryetifozi i klubit të madh serb. Por, jo vetëm kaq. Arkani u bë edhe lider i Zvezdës në vitet e ’90-ta. Më pas edhe drejtor i klubit tjetër OFK Beograd. Nga Zvezda dolën paramilitarë të tjerë luftë, pjesëtarë të “𝐁𝐞𝐫𝐞𝐭𝐚𝐯𝐞 𝐭𝐞 𝐊𝐮𝐪𝐞”.
Megjithëse Arkanin në fund e vranë, aty qarkulluan klriminelë të tjerë vrasës, të kontrolluar nga kreu i shtetit. Si dikur Millosheviqi, Vuçiqi në Zvezdë e kishte kriminelin e njohur si Belivuk, që kishte bluar në “maqinë mishi” viktimat e tij për t’ua humbur gjurmët.
Por, Zvezda vazhdoi të mbetet edhe më tej edhe pjesë e shërbimit sekret serb – sot e BIA-s.
Njëri nga udhëheqësit e shërbimit serb të inteligjencës, është edhe anëtar i kryesisë së këtij klubi kriminalpo-sportiv. Bëhet fjalë për serbin që dikur ka jetuar shkurt në Prishtinë, 𝐁𝐨𝐣𝐚𝐧 𝐃𝐢𝐦𝐢𝐪𝐢𝐧.
Ky kriminel, përveç se është bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit të veriut të Kosovës, Milan Radoiçiqi, është “asi” i Vuçiqit në raport me serbët e padëgjueshëm në Kosovë. Ai është në procedura gjyqësore edhe me Rada Trajkoviqin, e cila e kundërshton hapur regjimin e Vuuçiqit dhe të Listës Serbe në Kosovë.
Sporti serb, dhe veçmas futbolli, është i mbuluar me skandale. Nën fanellat e futbolistëve të tyre, fshihen krimet e luftës, kontrabandistët e drogës, ata të cigareve dhe për fat të keq edhe ndonjë prift i Kishës Ortodokse Serbe.
Kampionati Botëror “Qatar 2022”, Serbinë e renditi, nga fundi, të tretën. Po, serbët janë vërtetë të parët në kriminalitet.
(r.m.)