Dështon edhe përpjekja e dytë për evakuimin e civilëve nga Mariupoli

Kiev, 6 mars 2022 – Një zyrtar i lartë ukrainas tha se edhe përpjekja e dytë për evakuimin e civilëve nga qyteti i Mariupolit ka dështuar për shkak të bombardimeve të vazhdueshme të forcave ruse.

Anton Gerashchenko, këshilltar në Ministrinë e Brendshme në Ukrainë, tha se evakuimet e planifikuara nëpërmjet korridoreve humanitare të përcaktuara u ndërprenë pasi forcat ruse vazhduan tëbombardojnë pa ndërprerë obketet e banimit në qytet.

Të dielën paradite, autoritetet ushtarake ukrainase thane se evakuimet nga qyteti i Mariupolit ishin planifikuar të fillonin në mesditë sipas orës lokale.

Një armëpushim i ngjashëm i cili ishte planifikuar për të shtunën, dështoi po për shkak të sulmeve të forcave ruse. Banorët e Mariupolit kanë mbetur të ngujuar për shkak të bombardimeve të vazhdueshmetë forcave ruse nga ajri dhe nga toka.

(r.m.)