Prishtinë, 4 shtator 2023 – Seanca e Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga nga partitë opozitare për të diskutuar për çështjen e furnizimit me tekste shkollore të nxënësve të shkollave fillore, ka dështuar të mbahet pasi deputetët e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, nuk iu përgjigjen thirrjes.
Viti i ri shkollor në Kosovë nisi më 1 shtator. Por, për dallim nga 15 vjetët e fundit, këtë vit përgjegjësia për blerjen e teksteve shkollore u bartet prindërve, të cilëve do t’u rimbursohen mjetet e shpenzuara për tekste.
Pavarësisht se seanca dështoi të mbahej, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ua dha fjalën përfaqësuesve të partive të shrehin pikëpamjet e tyre lidhur me këëtë çështje.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, tha se Ministria e Aarsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit (MASHTI) ka bërë shkelje ligjore me vendimin për subvencionim të teksteve shkollore.
Ai e ka akuzuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti se “i ka lënë nxënësit pa tekste mësimore”, kurse deputetët e partisë në pushtet i ka akuzuar se “po i ikin ballafaqimit” në Kuvend.
Krasniqi e akuzuoi ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, se me vendmin marë prej saj kostoja e furnzimit me tekste ngritet nga 4.8 milionë euro në 12.5 milionë euro.
“A mund të na tregojë ministrja Nagavci se a ka interesa personale, financiare apo të tjera, që prej 4.8 milionë eurosh, koston e ka bërë 12.5 milionë euro për t’ua dhënë atyre që i kritikonte, kinse shtëpive botuese”, tha Krasniqi.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e akuzoi qeverinë se po përpiqet t’i shmnaget përgjegjësisë duke ia hedhur atë shtëpive botuese. Sipas saj, Ministria e Arsimit “ka dështuar të bëjë pazar me shtëpitë botuese”, prandaj është krijuar kjo situatë.
Bajrami tha se disa nxënës mund të mos i kenë të gjitha tekstet shkollore deri në fund të vitit shkollor.
Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, e akuzoi qeverinë për “mungesë guximi” që të ballafaqohen me realitetin.
Ministria e Aarsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Arbërie Nagavci, kishte deklaruar se ministria ka dështuar të arrijë marrëveshje me shtëpitë botuese për furnizim me teskte shkollore, për shkak se, sipas saj, shtëpitë botuese “kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre”.
Por, shtëpitë botuesve e kanë mohuar këtë kategorikisht, duke shpjeguar se çmimet e shumicës së teksteve shkollore sivjet janë po ato të vitit të kaluar.
MASHTI ka ndarë nga 80 euro për furnizim me tekste shkollore të nxënësve nga klasa e parë deri në klasën e pestë dhe nga 30 euro për nxënësit nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë, pasi ata i marrin tekstet e vitit të kaluar.
Qeveria e Kosovës i ka ndarë rreth 13 milionë euro, për subvencionimin e teksteve dhe materialeve tjera shkkollore për nxënësit e shkollës fillore.
Numri i nxënësve nga klasa e parë deri në të nëntën në Kosovë llogaritet të jetë 213.000.
(r.m.)