Romë, 17 nëntor 2021 – Italia ka konfirmuar edhe njëherë se mbështet rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Kjo u bë e ditur nga ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin, Edi Rama.
Sipas ministrit Italian, hapja e negociatave për Shqipërinë brenda vitit do të ishte edhe një mesazh besimi për gjithë rajonin e Ballkanit.
“Si objektiv, ne kemi përforcimin e marrëdhënieve tona për të bërë një hap tjetër të rëndësishëm cilësor në bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Kjo rëndësi strategjike nuk vjen si detyrim nga lidhja që kanë dy vendet tona, por edhe përkatësia në Bashkimin Europian. Ndaj, unë dua të konfirmoj mbështetjen tonë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar në rrugën drejt anëtarësimit në familjen europiane. Mbështesim hapjen e negociatave për anëtarësim para fundit të vitit.
Do jepte kjo një mesazh besimi dhe optimizmi për të gjithë rajonin e Ballkanit. Shkëmbimi që patëm sot në Komitet ka qenë shumë frytdhënës. Dua të falënderoj të gjithë kolegët për propozimet që kanë bërë”, tha ministri i Jashtem.
Po ashtu ministri Italian foli edhe për investimet në disa sektorë.
“Ne tani kemi objektiv që në muaj e ardhshëm t’i kemi operative idetë dhe për këtë, sot ramë dakord për një plan veprimi që të konkretizojmë angazhimet që kemi marrë në të gjithë sektorët strategjikë; infrastrukturë dhe tranzicion ekologjik.
Dolën në pah disa perspektiva të rëndësishme për bashkëpunimin tonë në sektorin e infrastrukturës. Flitet për strukturë dhe modernizim, që kryeministri Rama i ka vënë tashmë në kantier dhe ne si italianë, duam të jemi protagonistë të realizimit të tyre.
Mbi këtë mund të mbështetemi në praninë e sipërmarrjeve italiane që veprojnë në tregun shqiptar, duke dhënë një kontribut në rritjen e punësimit dhe rritjen ekonomike.
Unë dua të kujtoj që Italia është furnizuesi i parë, klienti i parë i Shqipërisë dhe kjo gjë na bën shumë krenarë. Tema e tranzicionit ekologjik dhe rëndësia e ndërhyrjeve që ka bërë Italia në këtë sektor, falë edhe Cooperazione Italia, prania në tregun shqiptar të shumë sipërmarrësve italianë, dhe perspektiva e integrimit nëpërmjet linjës së interkonjesionit Shqipëri-Mal i Zi, na çon në këtë drejtim.
Përfundimet e konferencës mbi klimën në Glasglow konfirmoi përparësinë që bashkëpunimit në këtë sektor në t’i japim rëndësi, si në rrafsh kombëtar, ashtu edhe europian.
Në këtë këndvështrim, Italia dhe Shqipëria mund të kenë një rol udhëheqës në të gjithë Ballkanin Perëndimor edhe përmes planit të zhvillimit ekonomik të lançuar nga Komisioni Europian, falë zhvillimeve nga të gjitha aktorët e përfshirë”, u shpreh Di Maio.
(Panorama.al)