Dialogu Kosovë – Serbi: Të enjten pasdite, pritet të mbahet edhe një takim trepalësh

Bruksel, 18 gusht 2022 – Të enjten pasdite në Bruksel pritet të mbahet një takim i ri i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

Kjo do të jetë hera e parë që Kurti dhe Vuçiqi do të takohen sërish brenda një dite në kuadër të bisedimeve në Bruksel.

Ky takim trepalësh është paralajmëruar pas përfundimit të takimeve të ndara dypalëshe të Kurtit e Vuçiqit me Borrellin e Lajçakun.

Kurti dhe Vuçiqi zhvilluan një raund të bisedimeve në prani të shefit të diplomacisë evropiane dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi.

Në ndërtesën e BE-së ku po zhvillohen takimet po qëndron edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kujtojmë se pala amerikane nuk merr pjesë në dialog, por SHBA-ja i mbështet përpjekjet e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Kjo është hera e tretë që Kurti dhe Vuçiqi takohen në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi. Dy takimet e para, në qershor dhe në korrik të vitit të kaluar, nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

(r.m.)