Prishtinë, 2 dhjetor 2021 – Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka njoftuar se dialogu mes Kosovës e Serbisë do të jetë një ndër prioritetet e Emisarit Special të Kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.
“Si i dërguar i posaçëm i Kryeministrit, Sir Stuart Peach do të punojë me liderët e Ballkanit Perëndimor, me të tjerë në mbarë rajonin dhe me aleatët tanë në BE dhe në SHBA, për të mbështetur dhe forcuar stabilitetin rajonal.
Disa nga prioritetet e tij do të jenë:
– Promovimi i institucioneve demokratike dhe shoqërive të hapura,
– Trajtimi i krimit të rëndë të organizuar,
– Inkurajimi i zgjidhjes së çështjeve të pazgjidhura, si: krimet e luftës dhe personat e zhdukur,
– Përkrahja e punës së Përfaqësuesit të Lartë Ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë,
– Mbështetja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE-ja”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë.
2/3
— UK in Kosovo 🇬🇧 (@UKinKosovo) December 2, 2021
As the Prime Minister’s Special Envoy, Sir Stuart Peach will work with Western Balkans leaders, others across the region and our allies in 🇪🇺 and🇺🇸 to support and strengthen regional stability. Some of his priorities will include:
(r.m.)