DIBRA E MADHE DHE DIASPORA

Artdashës të shumtë, vendas dhe të ardhur nga diaspora në maratonën kulturore artistike “Dibër ishe-Dibër mbete”

Halil RAMA*

Dibranët e Dibrës së Madhe, si dhe një pjesë e madhe e popullsisë së viseve shqiptare, me vendimet antishqiptare të Kongresit të Berlinit (1878), të Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1912-1913) dhe të Konferencës së Paqes në Paris (1919) u bënë i vetmi popull në rruzullin tokësor që kufizohet me vetveten, përkatësisht që ka për fqinj vetveten. Por gjithsesi ata kurrë nuk e humbën vetëdijen kombëtare. Nën trysninë dhe politikën genodiale të Serbisë së Madhe ata u detyruan të emigrojnë në SHBA e shtete të ndryshme të Europës, por zemra e tyre rrihte gjithmonë për vendlindjen, Dibrën e Madhe. Kudo, nëpër botë ata ju përmbajtën besnkërisht sentencës së mirënjohur proverbiale që thotë se: “Mendja dhe urtësia ka le në Dibër” dhe thënies së personalitetit të shquar të Luftës së Dytë Botërore, anglezit Xhulian Ameri se: “Në Dibër unë bëra universitetin e dytë, pasi të parin e bëra në Universitetin e Oksofordit”. Këto dhe shumë të tjera e bëjnë Dibrën, jo vetëm në sytë e emigrantëve shqiptarë kudo nëpër botë, por edhe të studiuesve të huaj, edhe më të gjallë dhe më autentike, sepse Dibra është jo vetëm një krahinë patriotike, por dhe një krahinë mjaft qytetare dhe përparimtare.

Në prill të 1909 patrioti i madh Kristo Luarasi i shkruante Asdrenit: ‘Sot mora një letër nga Dibra e më thanë se të gjithë janë bashkuar për çështjen shqiptare’. Pra Dibra hyri kështu në fazën e kryengritjes së përgjithshme drejt pavarësisë së Shqipërisë. Dibra është një trevë e bekuar jo vetëm nga natyra, por në veçanti me njerëzit e saj të ditur, të mençur, trima dhe atdhetarë të rrallë. 

Dibra e Madhe dhe Dibra e Vogël, apo Dibra e Epërme dhe e Poshtme kanë qenë dhe janë një. Vendi i trimërisë, i besëlidhjes, i dokeve, zakoneve dhe urtësisë, i grykës së Radikës, i “Nandë Maleve” hostorike dhe i mençurisë, i fjalës dhe i pushkës, vendi ku dështoi çdo ekspeditë e ushtrive pushtuese dhe vendi që do të mbahet mend përgjithmonë në memorien e kombit shqiptar, për atë që i ka dhënë në çdo kohë dhe në çdo epokë kombit tonë, sepse gjithmonë kur ka pasur nevojë kombi ynë, dibranëve u kanë kënduar pushkët nëpër kulla.

Familje dibrane të nderuara sot të ndodhura në Amerikë e kudo, e kanë për zemër kombin, e nuk e lënë të njolloset apo errësohet, nga e keqja. Ato mblidhen dhe shpesh kujtojnë, emocionohen dhe thonë: “Ah sikur të vij ajo ditë që Dibra e Madhe dhe Dibra e Vogël të bëhet një, me Rrugën e Arbrit. Sikur ta shohim Dibrën e lulëzuar dhe të bukur, siç ishte para 1912! Ah sikur!”.

Familjet dibrane tashmë të emigruara në SHBA si, Klobuçishta, Pilku, Shatku, Ushtelenca, Kaziu, Buxhaku, Paçuku, Duka, Ruci, Rexha, Rusi, Kosovrasti, Dema e shumë e shumë të tjera, mbajnë gjallë në zemrat dhe shpirtin e tyre traditat e bukura të vendlindjes. Ata nuk e humbën kurrë mallin për vendin dhe gjakun shqiptar, edhe pse janë shumë larg, përtej oqeanit. Ata mblidhen çdo verë këtu në qytetin historik të Dibrës së Madhe dhe në një ditë të veçantë të përcaktuar prej tyre festojnë sëbashku mataronën e këngëve e valleve të tyre tradicionale, siç u mblodhën edhe 18 gushtin e kësaj vere të nxehtë…

NË MARATONËN KATËR ORËSHE TË KËNGËS DHE VALLES DIBRANE

Tetëmbëdhjetë çmime e trofe brenda këtij sezoni artistik, për të mbërritur te manifestimi i  madh kulturor më 18 gusht 2023 në sheshin para Pallatit të Kulturës në Dibër të Madhe. Një bilanc mjaftë pozitiv ky i Shoqërisë Kulturore Artistike Dibra e Madhe me kryetar të mirënjohurin Miçe Duka, që e radhit atë me shoqëritë më konkurruese në rang kombëtar.

Po. Dëshmi e këtij suksesi qe edhe koncetri i madh festiv i këtij 18 gushti. Një koncert me një repertor të larmishëm, me këngë valle e humor, që  që mbushi me gëzim e krenari zemrat e mijëra artdashësve.

Dibranët e Dibrës së Madhe ku në çdo katër vetë, tre janë emigrantë në SHBA e Europë, do të mahniteshin nga ky koncert, ideuar dhe kushtuar pikërisht mërgimtarëve…që këto ditë me pushime po qëndrojnë në qytetin e bukur të tyre. Një maratonë muzikore që zgjati katër orë me pjesmarrje të artistëve të spikatur dibranë nga Dibra e Madhe dhe  Peshkopia: si Haxhi Maqellara, Liri Rasha, Vera Laçi, Ingrit Jushi, Behar Mera, Genc Lleshi, Agim Skarra, Qanije Skënderi Muça, Klea Çutra, Evzi Kaja (Xiu) e shumë të tjerë që performuan dhe interpretuan mjeshtërisht këngën, vallen e humorin dibran gjatë një spektakli të pa pare, të ndjekur nga publiku dibran dhe mysafirë në nivel deputetësh, kryetarë komunash, funksionarë të tjerë shtetëror nga të gjitha trojet shqiptare.

Dhe padyshim siparin do ta hapte këngëtari i mirënjohur Haxhi Maqellara, ky personaliet  i spikatur i historisë së muzikës së pastër shqipe, në repertorin e të cilit gjen shprehje dashuria për vendlindjen, atmosfera e dasmës dibrane, përshkrimi i dashurisë rinore, mbi të gjitha malli i mërgimtarit… Nëse Artisti i madh, Maqellara, mirëpritet e duatrokitet kudo për zërin e tij melodioz krejt të veçantë kur interpreton këngën hit “Jam krenar që jam dibran”, me vargjet: “Në çdo cep të botës/ Unë kudo që shkoj/ Emnin tand moj Dibra nan/Jo nuk e harroj/ Me kangën dibrane/ Që un e këndoj/ Kush është Dibra jon kreshnike/  Botës ja tregoj…”, sërish edhe në këtë kocert madhështor do t’i mahniste mijëra artdashësit  me interpretimin e këngëve “Emigranti” e “Të faleminderit moj Tiranë”.

Çast vërtetë emociant dekorimi i Haxhi Maqellarës nga Presidenti i Unionit Artistik të kombit Shqiptar Asgan Haklaj, fill pasi zëri i tij kumboi në vargjet: “Amanet e kam nga baba/Kur ta ketë Sofrën Tirana/ Nji kang Dibre me ja këndu…”.

EDUKIMI I PUBLIKUT NËPËRMJET ARTIT E KULTURËS

Grupi Artistik  i kësaj Shoqërie kulturore, shndrruar tashmë në një institucion interpretues dhe përçues të vlerave më të mira kulturore-artistike, me repertorin e tij mjaftë të larmishëm, edhe në këtë koncert festiv luajti rol edukativ për publikun. Madje grupi i burrave, veshur me kostumet kombëtare të bukura e të larmishme të zonës së Dibrës, do të ngrinte peshë zemrat e artdashësve të shumtë kur këndoi me çifteli: “Veç një Dibër ka Shqipëria/Krenari o me Nandë Malet/Jo nuk ndahen kastriotët/ Dibër e Vogël e Dibër e Madhe…”. Në funksion të edukimit patriotik të brezit të ri qenë edhe këngët e interpretuara mjeshtërisht kushtuar gjeneralit me shajak Elez Isufi e luftës së dibranëve kundër forcave pushtuese të Hajredin Pashës.

Po në këtë funksion qenë edhe valllet dyshe dibrane e ato karakteristike të përgatitura nga koreografja e talentuar Fetije Beqiri, njëherësh valltarja më e mirë e vlerësuar me tre çmime, Zenel Beqiri, Lulzim Lela, Selaudin Radaveshi që kan marrë  5 çmime për vallen dyshe dibrane. Po ashtu Mislim Sterçani, vëllezrit Ibrahim e Elmas Lala, Bajram Kllobeçishta, Seladin Radaveshi, Sinan Lala e Kastriot Çela, rapsodët  më të mirë dibranë që ndëzën skenën e këtij spektalkli mashështor.

Me performancën dhe nivelin e lartë artistik në interpretimin e këngëve popullore e qytetare, spikatën veçanërisht Liri Rasha, Vera Laçi, Ingrit Jushi, Qanie Skënderi Muça, Klea Çutra, Evzi Kaja, Melisa Manuka, Mentor Topuzi, Tahir Seferi, Edmond Pernezha, Shkelqim Sohodolli, Shkelqim Agolli etj.

Zëri brilant i Liri Rashës  që ka ngritur peshë platetë e shumë vendeve të botës, kudo ku ka emigantë shqiptarë, në të katër anët e globit, kumboi fuqishëm edhe në këtë skenë të Pallatit të Kulturës Dibër e Madhe. Një këngëtare e veçantë e traditës së këngës popullore dibrane e asaj qytetare, siedhe  vetë emri që mbart, edhe në këtë natë të 18 gushtit 2023 qe impresionuese për publikun me këngët e saj, e lirë, e ëmbël, duke ruajtur me fanatizëm traditën, por duke hedhur dhe sytë drejt së resë në këngën e mirëfilltë popullore shqiptare. Gëzimi i saj më i madh, vajza e saj Ingrit Jushi shfaqet në këtë koncert si një këngëtare e afirmuar me po atë dinamizëm dhe përkushtim në rrugën e nënës, duke lënë hapur shtigjet e fluturimit brenda familjes në këtë profesion kaq të brishtë, por edhe të bukur dhe magjik.

Me nivel të lartë artistik performuan edhe përfaqësuesit e Ansamblit Artistik “Perparim Tomçini” Peshkopi. Vetë emri i kompozitorit të paharruar që mban ky ansambël, vepra madhore që na la Ai si trashëgimi kulturore-artistike që e veshi atë me pavdekësi, i motivoi këta artistë të ishin në nivelin më të arrirë ndonjë here.

Pjesëmarrësit më këtë spektaklël madhëshor shijuan gjithashtu humorin e aktorëve më në zë, Behar Mera e Genci Lleshi si të ftuar special.

MESAZHI I KREUT TË “BASHKËSISË DIBRANE”, BUJAR KAPEXHIU – NDERI I KOMBIT

Çast vërtetë emocionant publikimi nga moderatori Methasani i mesazhit përshëndetës të Kryetarit të Shoqatës “Bashkësia Dibrane”, Prof.Bujar Kapexhiu-Nderi i Kombit, për interpretuesit, organizatorët dhe pjesmarrësit e shumtë në këtë event. Ata shpërthejnë në duartrokitje të fuqishme kur në mesazhin e kreut të shoqatës më të madhe të dibranevë te këtej e andej kufirit vlerësohet maratona kulturore-artistike “Dibër ishe, Dibër mbete” që do të mbyllej nga grupi i valltarave të Ansamblit Artistik “Hazis Ndreu” – “Nderi i Kombit, i njohur për dhjetra trofe e çmime mbarëkombëtare e ndërkombëtare. Edhe në këtë manifestim të shkëlqyër artistik ata do të fitonin mirënjohjen e publikut për përkushtimin, shpirtin artistik dhe talentin që shpalosen në interpretimin e disa valleve me motive nga krahina të ndryshme të Shqipërisë.

Organizimi i këtij koncerti me titullin sinjifikativ “Dibër ishe-Dibër mbete”, ka një emër. Ai është Miçe Duka – Kryetar i Shoqatës Kultutore Artistike “Dibra e Madhe”.

Kësisoj historia riciklohet. Atë që bënë burrat e shquar të Dibrës së Madhe me grupin e dikurshëm artistik famoz “Liman Kaba” po e ripërtërin Miçe Duka.

Janë të rrallë burrat si Ai, që edhe në këto kohë të vështira kontribuojnë për ringjalljen e traditës.  Po. Organizatori i gjith kësaj ndodhie kulturore ishte Miçe Duka, personi i cili punoi ditë e natë për të realizuar një shfaqje madhështore që do të mbahet mend gjatë.

Vlerat e këtij personaliteti të Artit e Kulturës sonë kombëtare do t’i evidentonin gjatë përshëndetjeve të tyre, jo vetëm kryetari i Komunës Dibër e Madhe, Hekuran Duka e deputeti i Dibrës në Parlamentin shqiptar, Lavdrim Krashi, por edhe Presidentit i Unionit Artistik të kombit Shqiptar Azgan Haklaj (ndërkohë që merrnin pjesë edhe kryetarja e Këshillit të Qarkut Dibër Alma Selami dhe Prefekti Nexhbedin Shehu, Shkëlqim Hajdari, ish-kryetari i shoqatës së prokurorëve, Kryeinspektor i Përgjithshëm dhe botuesi Henri Çili, ndër analistët e publicistët më të mirë në rang kombëtar). Ata vlerësuan gjithashtu moderatorin Defrim Methasani për moderimin me mjeshtri të rrallë artistke të këtij eventi si dhe regjisorin e koncertit Llesh Nikolla.

Pjesmarrja e personaliteteve të diasporës, si: Dashnor Miftari-Kryetar i Shoqatës Atdhetare “Dibra” Nju Jork, Tajar Domi nga Shoqata “Bijtë e Shqipes”, Filadelfia-SHBA, apo dhe e Muharrem Gjokës-Mjeshër i Madh, President i Ansamblit Artistik “Hazis Ndreu” – Nderi i Kombit, etj, i dha dimension tjetër kësaj ngjarje të bukur dhe të madhe artistike, që në fakt i deidikohej diasporës. Kënga, vallja, meloditë, këtë natë të 18 shkatorit shkonin për emigratët shqiptarë kudo në botë.

Komuna Dibër e Madhe ishte sponzori gjeneral i kësaj çfaqje me mbështetje financiare dhe shërbime të tjera të cilat ndikuan në mbarvajtjen e suksesshme të koncertit.

*Mjeshtër i Madh