Nga Ruben Avxhiu
Kongresistja republikane Claudia Tenney, që përfaqëson një distrikt nga shteti i New York-ut është bashkëkryetare e kaukusit proserb në Kongresin Amerikan.
Ajo që është interesante këtu është se serbët po e shfrytëzojnë filojugosllavizmin për të ndihmuar nacionalizmin serb.
Kur ishte në moshë të re, Claudia Tenney shkoi për studime në Jugosllavi ku mësoi gjuhën serbo-kroate.
Në 1983-1984, ajo u punësua nga Konsullata Jugosllave e kohës për të bërë fushatë promovimi për Olimpiadën Botërore që u mbajt në Sarajevë.
Mirëpo, Tenney, që ka shërbyer edhe në Asamblenë e New York-ut ashtu si dikur Mark Gjonaj, nuk ka qenë filoserbe, por thjesht filojugosllave.
Në vitin 1991, ajo ka ndihmuar vendosjen në New York të refugjatëve kroatë dhe boshnjakë dhe ka ndihmuar në botimin e një gazete në gjuhën boshnjake.
Megjithë nostalgjinë e saj për Jugosllavinë dhe njohjen e gjuhës serbo-kroato-boshnjako-malaleze, nuk duket se i kupton saktë zhvillimet atje. Nuk shoh ndonjë qartësi se serbët ishin agresorët që detyruan ikjen e boshnjakvëe që ajo ka ndihmuar këtu.
Lobi serb duket se e ka shfrytëzuar nostalgjinë e saj për ta përfshirë në operacionin e ri që ka nisur në Washington, ambasadori i sapoemëruar serb.
Për kuriozitet, Tenney fitoi vetëm për një grusht votash në zgjedhjet e vitit 2020. Puna shkoi në gjyq se demokrati Antonio Brindisi nuk pranoi humbjen. Gjykata vendosi rinumërimin e votave dhe në fund, Claudia Tenney u rizgjodh me vetëm 109 vota diferencë nga mijëra që votuan.