Diplomatët e huaj dënojnë dhunën ndaj KFOR-it dhe gazetarëve në veri

Prishtinë, 29 maj 2023 – Ambasadori i BE-së dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it në Kosovë e kanë dënuar dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe ndaj gazetarëve në pjesën veriore të Kosovës. Ata u kanë bërë thirrje palëëve që të ndërpresin veprimet që provokojnë tensione të reja dhe të angazhohen për shtendosjen e situatës.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog tha se BE-ja dënon fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve në Zveçan.

“Ne përsërisim thirrjen tonë për ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe uljen e tensioneve”, ka shkruar ai në Twitter.

Edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka dënuar dhunën e protestuesve dhe ka bërë thirrje për ndërprerjen e dhunës dhe të veprimeve që i rrisin tensionet.

“SHBA-të dënojnë fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, përfshirë përdorimin e eksplozivëve, kundër pjesëtarëve të KFOR-it.

Ne përsërisim thirrjen tonë për ndalim të menjëhershëm të dhunës ose të veprimeve që ndezin tensione ose nxisin konflikt”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka dënuar dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe ndaj gazetarëve në veri të vendit, duke theksuar nevojën për shtensinimin e situatës menjëherë.

“Çdo veprim i dhunshëm ndaj KFOR-it dhe gazetarëve është absolutisht i papranueshëm dhe duhet të ndalet tani – nevoja për të shtensionuar situatën është e menjëhershme”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Ambasadori francez Olivier Guerot, po përmes një postimi në Twitter, ka thënë se dhuna ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe ndaj gazetarëve nuk justifikohet.

“I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë masa të menjëhershme për shtensionimin e situatës”, ka thënë Guerot.

Ai i ka dhënë mbështetje të plotë trupave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë për kryerjen me sukses të misionit të tyre.

KFOR-i bëri të ditur se rreth 25 ushtarë janë lënduar në sulmet e protestuesve me gurë e mjete të forta, me shishe çeelçi dhe me koktej molotovi në Zveçan. Ndërkaq, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) njoftoi se një atmjt i një ekipi televiziv nga Prishtina është djegur në Zubin Potok, kurse disa sulme ndaj gaztarëve dhe dëmtime të automjeteve të tyre janë kryer në Zveçan.

(r.m.)