Chesapeake (Virxhinia), 23 nëntor 2022 – Disa persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur, në një sulm me armë në një market “Walmart”, në Chesapeake, Virxhinia, të martën mbrëma, njoftoi policia.
Fillimisht, policia tha se beson se numri i viktimave është “më i ulët se dhjetë”. Por, numri i saktë i të vrarëve dhe të plagosurve, me gjasë, nuk do të dihet deri të mërkurën pasdite, sepse hetuesit ende janë duke kërkuar viktima ose të plagosur që mund të jenë fshehar gjatë sulmit.
“Kanë kaluar vetëm disa orë nga incidenti, kështu që gjithçka është ende në fazën fillestare”, tha një zyrta i policisë.
Besohet se në mesin e të vrarëve është edhe autori.
Dyshohet se vrasësi ka qenë punonjës ose ish-punonjës i marketit që ka hapur zjarr ndaj punonjësve të tjerë në një dhomë pushimi. Sipas një burimi të hetuesisë, besohet se sulmuesi e ka vrarë edhe veten.
Zyrtarët e qytetit Chesapeake u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg marketit gjatë hetimeve të forenzikës.
“Përgjigjësit tanë janë të trajnuar mirë dhe të përgatitur për të dhënë përgjigjen përfundimtare. Ju lutemi, ua lejoni atyre hapësirën për ta bërë këtë”, shkroi në Twitter kryetari i qytetit.
“Jemi të tronditur nga kjo ngjarje tragjike në dyqanin tonë në Chesapeake, Virginia”, tha Walmart në një deklaratë.
“Ne po lutemi për të prekurit, komunitetin dhe bashkëpunëtorët tanë. Ne jemi duke punuar ngushtë me zbatimin e ligjit dhe jemi të fokusuar në mbështetjen e bashkëpunëtorëve tanë”, thuhet në deklaratë.
(r.m.)