DITA E BUKUR E MËSUESIT 

Nga Eduard M. Dilo

7 Mars, dita e bukur e Mesuesit. Një festë tepër e veçantë dhe si è tillë është e bukur. Nderoj në këtë ditë mësuesit e mi të parë, Babanë tim Margarit Dilo, xhaxhanë Qirjako Dilo dhe Hallën Viktori Dilo, të cilët më mësuan të shkruaj e lexoj qysh 5 vjeç.

Nder dhe respekt gjithashtu për ILIA DILO SHEPERIN-Profesorin, dijetarin e shquar, Eruditin dhe shkencëtarin e gjuhes sonë.   

 Atyre në radhë të parë ua dedikoj gjithçka çka jam në këtë drejtim, që qysh i vogel u dashurova me penën dhe librin.   

Respekt të veçante ruaj përherë për Mësuesit e mi në gjithë vitet shkollore, e konkretisht për Mësuesin e klasës së parë, të mrekullueshmin Qirjako Konomi, i cili na e bënte aq të bukur mësimin e Abetares dhe Këndimit. 

Mësuese Amalia (Juanidhi ) Palin, një mësuese shembëllore që gjithë nxënesit i donte dhe i trajtonte si fëmijet e vet, mësuese Folite (Kulo) Peri, një mësuese dhe kjo shembëllore si dhe mësuese Amalia. 

Më mbrapa në shkollën 8-të vjeçare, ku pata fat të kem mësues si Evjen Peri, (vlen të përmend qet ky mësues sa metodik dhe i përkushtuar, botoi në fillim të viteve ’70-të një libër me poezi të nxënësve, ku përfshiu në të dhe nja dy poezi të miat. 

Librin e shkroi me makinën e shkrimit në shkollën e Sheperit. 

Vangjel Xhamballo, mësues aq i dashur me gjithë nxënësit, Timoleo  Caca, Jolanda Muzha, Liri Kagjini, Eli Papà, Timo Lule, Vasil Kristopulli, etj.                            

Për të kaluar në shkollën e mesme (Gjimnaz), ku pata Profesorë të shkëlqyer, si Bardhyl Kalaja, Lartim Isufaj, Natasha Çomora,Arqile Prifti, Tarik Llagami, Tomor Tushe, Hasan Poga, Pëllumbesha Cakrani, Marjeta Koshovari, Genci Hysenbegasi, Vangjel Kllapi, Dashamir Mezini, Petrit Alikaj, etj.     

Me fat gjithashtu kam qënë që këtu në emigrim në vitet e Kolegjit kam pasur Profesorë  të tillë si Kozeta e Qemal Zylo, Ilir Hysa, Geraldo Montone( Arberesh), Prof. Shatalin( ish Profesor në një nga Universitetet e Moskës), prof. Sullivan etj.             

Mësuesit për nxënësit janë gjithçka. 

Duke qënë të përkushtuar për mesimdhënie, bëjnë atë që dhe pse vitet kalojnë ata ngelën të respektuar për tërë jetën.