Nga Sadik Elshani
Ditët janë të njejta për një sahat (orë), por jo për një njeri – Marcel Proust (1871 – 1922)
Të gjitha ditët nga pikëpamja fizike janë të njejta.Pra, ditët si njësi kohore, nga lindja e deri në përendimin e diellit, apo deri në mesnatë kur mbyllet cikli njëzet e katër orësh janë të njejta, e kanë të njejten rutinë, shtrirjen kohore. Për t’i dalluar ditët, njeriu u ka vënë atyre emrat që kryesisht lidhen me emrat e trupave qiellorë të sistemit tonë diellor. Nuk e di për të tjerët, por për mua secila ditë e ka edhe ngjyrën e vet, apo një kombinim ngjyrash si një formë portreti, letërnjoftimi, që më del përpara syve kur përmendet emri i ditës përkatëse. T’i përshkruaj këto “portrete” të ditëve për mua është pak e vështirë. Po të isha piktor ndoshta ky përshkrim do të ishte pak më i lehtë. Vetëm një ditë nuk e kam të vështirë që t’ia përshkruaj ngjyrën: është dita e diel, emri i së cilës lidhet me Diellin. Sa herë që përmendet emri i kësaj dite më del para syve të mi “portreti” i saj: ngjyra e verdhë, ngjyra e rrezeve të diellit. Për njeriun të gjitha ditët nuk janë të njejta, në çdo ditë ndodh diçka që nuk ndodh në ditët tjera. Krijojmë rutinën, marrëdhënien tonë për çdo ditë të javës dhe varësisht se çka ndodh atë ditë, ashtu lidhemi edhe shpirtërisht me ditën përkatëse. E ka thënë bukur romancieri, eseisti e kritiku i njohur francez, Marcel Proust (1871 – 1922): “Ditët janë të njejta për një sahat (orë), por jo për një njeri”. Ditët e punës, e hënë – e premte, i ngjajnë pak njëra – tjetrës, ndërsa ditët e fundjavës, e shtuna dhe e diela, janë pak më ndryshe: pak më të qeta, më shlodhëse.
Secilit njeri në këtë botë i ka ndodhur diçka speciale, diçka e veçantë që lidhet me ndonjë ditë të caktuare që u ka lënë gjurmë të thella, gjurmë të pashlyeshme në jetën e tyre. Shembujt janë të shumtë, por këtu dua ta vecoja një rast të njohur mirë tani që ka ndodhur në mes të një student dhe ish profesori të tij. Wshtë fjala për profesorin e sociologjisë të Brandeis University në Boston, Morrie Schëartz (1916 – 1995) dhe studentin e tij, Mitch Albom (1958). Në vitin 1995, duke i ndërruar kanalet televizive, Albom e ka parë profesorin e tij të viteve të studimeve në një program televiziv (Nightline), ku ai rrëfente per jetën e tij dhe vdekjen e pritur nga sëmundja ALS (Amyotrophic lateral sclerosis). Albom, i cili në atë kohë ka punuar si gazetar sportiv në Detroit e ndien veten fajtor që për një kohë të gjatë i kishte humbur lidhjet me profesorin e tij me të cilin kishte qenë i afërt gjatë viteve të studimeve. Pas këtij emisioni ai i vendos kontaktet me profesorin e tij dhe çdo të marte ai ka udhëtuar nga Detroiti në Boston për ta vizituar atë. (Në rrethanat e asaj periudhe kohore e marta ka qenë dita e vetme kur Albom ka mundur t’i kryente këto vizita). Gjatë këtyre takimeve Albom dhe Schëartz kanë biseduar tema të rëndësishme për jetën dhe vdekjen. Këto takime Albom i ka përmbledhur në librin e tij të kujtimeve, “Tuesdays ëith Morrie” (“Të martave me Morrie”) – 1997. Në bazë të këtij libri në vitin 1999 është bërë edhe një film televiziv. Vlen të theksohet se Albom e ka gjetur një botues për t’i botuar përmbajtjet e këtyre takimeve për t’i paguar shpenzimet spitalore të Schëartz-it. Ka edhe ditë në të cilat njerëzit nuk i bëjnë disa gjëra. Këtu ndërmend na vjen filmi grko – amerikan i vitit 1960, “Never on Sunday” (“Kurrë në të dielen”), me aktoren e njohur, Melina Merkuri, (1920 – 1994) në rolin kryesor.
Të gjitha ditët e javës sjellin diçka të re në jetëh tonë – diçka të pritur e të paprithur. Varësisht nga rutina jonë, angazhimet, pritshmëritë tona, gjendja jonë shpirtërore, ne fillojmë të formojmë parapëlqimet tona për një ditë të caktuar të javës. Që nga vitet e fundit të shkollës fillore (klasa e 7 – 8) kur kisha filluat ta ndieja veten pak si më të pjekur, kur interesat e mia për jetën, artin, shkencën kishin filluar të zgjeroheshin, një ditë e javës po bëhej dita më e parapëlqyer për mua: dita e shtunë. Në atë kohë kur ishim ne nxenës në shkollën fillore (tetëvjeçare) dhe pastaj në gjimnaz ne shkonim në shkollë edhe të shtunave. Por, e shtuna pasdite dhe në mbrëmje ishte e veçantë se të nesërmen, ditën e diel, e kishim pushim dhe mund të rrinim pak më vonë në mbrëmje. Ishte ajo koha kur mund t’i kushtoja pak më shumë vëmendje interesave, hobeve të mia – kryesisht leximit në një atmosferë pak më shliruese (relaksuse), pa e patur brengën për dtyrat e shtëpisë, përgatitjen e leëndëve mësimore për ditën e neserme. Mund të them se krahasuar me brezat e tanishëm ne atëherë në shkollë ishim të mbingarkuar. Për mua e shtuna e asja periudhe ishte një ditë që e prisja me padurim, një ditë që e shkurtonte javën, e bënte javën të kalonte sa më shpejtë, por e bënte edhe më prodhimtare – kryheshin shumë punë për të pasur më tepër kohë të lirë në ditën e shtunë. Gazeta e përditshme e Prishtinës, “Rilindja”, ditën e shtunë kishte një përmbajtje të veçantë, përveç rubrikave të zakonshme ishte mjaft e pasur me materiale të shumta nga letërsia, kultura, historia, reportazhe udhëtimi, portrete të figurave të njohura kombëtare e botërore, etj. Ditën e shtunë botohej edhe gazeta javore për të rinj, “Zëri i rinisë”. Edhe kjo revistë sillte materiale të ndryshme, kryesisht nga jeta e të rinjve. Por, kishte edhe materiale nga kultura, sporti, botoheshin edhe mjaft poezi nga autorët e rinj. Të shtunave i lexoja edhe revistat tjera letrare e kulturore, “Jeta e re”, “Fjala”. Për kohën e atëhershme këto gazeta e revista ishin një dritare që na hapnin horizonte të reja prej nga e shikonim botën e largët. Edhe program televiziv i asaj kohe ditëve të shtuna ishte më i pasur me programe kulturore, muzikore, filma të zgjedhur. Nganjëherë të shtunave shkonim në kinemanë e qytetit të Suharekës/Therandës. Ndërsa nganjëherë të shtunave në dimër mblidheshim nëpër oda pasdarke ku bëheshin mjaft bisada interesante për çështjet e ditës, tema nga historia, rrëfime të njerëzve që i kishin përjetuar vetë ngjarjet nga lufta (Maskra e Tivarit), burgjet e rënda të ish Jugosllavisë. Kishte edhe mjaft humor, anekdota, mesele, mençuri popullore, etj. Në atë kohë njerëzit mblidheshin pasdarke gati cdo mbrëmje, herë te njëri e herë të tjetri, por unë zakonisht shkoja të shtunave – vetëm kur ishim në pushimin dimëror nganjëherë shkoja edhe ditëve të tjera, sidomos kur vinte ndonjë mysafir i njohur që kisha çka të dëgjoje nga ai.
Më vonë, gjatë viteve të studimeve në Unversitetin e Zagrbit dita e shtunëmë sillte të njejtën kënaqësi. Zagrebi ishte dhe është një qytet me një jetë kulturore mjaft të psur e aktive: dhjetëra kinema, teatro, balet, opera, orkestra të llojeve të ndryshme të muzikës. E shtuna ishte dita më e përshtatshme për t’i ndjekur shfaqjet e këtyre institucioneve kulmore kulturore, por edhe për të organizuar ndeja me shokët e studimeve, studentët shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare në ish Jugosllavi. Edhe gjatë viteve të angazhimit në punë, shumë vite pas ditëve të shkollimit fillor, të mesëm e universitar, dita e shtunë nuk e ka ndryshuar pozicionin në jetën time. Wshtë dita kur jam pak më i qetë, më i përqëndruar për t’u marre me shkrime, organizimin e veprimtarive në shoqatën “Bijtë e shqipes” në Philadelphia. Kur kam punuar nëpër universitete të ndryshme këtu në Amerikë gjithmonë kam shkuar të shtunave paradite në laborator për të punuar. Kështu ka ndodhur edhe kur isha në Texas Tech University. Të shtunave vinte të punonte në zyrën e tij edhe profesori me të cilin punoja, dr. Richard Bartsch (1940 – 2019). Shpesh gjenim pak kohë të lirë dhe bisedonim me njëri – tjetrin për projektet tona, punën shkencore, planet për ditët në vazhdim, por edhe për tema tjera nga jeta e përditshme. Edhe pas largimit tim nga Texasi dhe vendosja në Philadelphia kontaktoja shpesh me dr. Bartsch, sepse kisha marrë me vete mjaft materiale për një numër të mirë të publikimeve tona. Kuptohet, bisedat tona telefonike zhvilloheshin të shtunave. Këto biseda i kishin lënë mbresa të thella dr. Bartsch-it, prandaj ai hpesh e përsëriste sesa fort po i mungonin ato bisedat tona ditëve të shtuna. Ato bisedat tona të shtunave u ngjanin pak atyre të martave me Morrie, por në një plan tjetër.
Për mua dita e shtunë është ajo ditë për të cilën pres tërë javën, dita që më sjell ndërmend shumë të shtuna domethënëse, të paharrueshme nga jeta ime. E shtuna vjen shpejt dhe ikën shpejt,por kjo nuk më brengos se e di që e shtuna tjetër do të vijë. Atë cka nuk kam mundur ta bëj këtë të shtunë do ta bëj të shtunën tjetër. Dita ime është dita e shtunë. Cila është dita e juaj?
P. S. Ky shkrim dhe shumica e shkrimeve të mia është skicuar e përpunuar kryesisht ditëve të shtuna.
Philadelphia, 7 shkurt, 2021
Sadik Elshani është doktor i shkencave dhe veprimtar i bashkësisë shqiptaro – amerikane.