Më 17 Shtator të vitit 2012 me Rezolutën 66/292, Asambleja e Kombeve të Bashkuara miratoi “DItën Globale të Prindërve”. Këtë vit ishte hera e parë që ato së bashku me Federatën Universale të Paqes festuan këtë ditë nën praninë e hapur të medias dhe organizatave të ndryshme jo qeveritare.
Ky eveniment u organizua në formë dreke në një nga ambjentet e brendshme të UN, quajtur “Kafja e Delegatëve”. Federata Universale e Paqes afirmoi përkushtimin e OKB ndaj paqes e zhvillimit njerëzor dhe pohoi se martesa e fortë dhe familja janë të domosdoshme për shëndetin e mirëqënien sociale. Gjithashtu UN deklarun se kjo ditë do të festohej në mbarë botën.
Diskutimet e të ftuarve u përqëndruan kryesisht mbi rolin thelbësor të prindërve në familje. Sipas drejtuesve të UN dhe Federatës Universale të Paqes familja luan një rol të rëndësishëm në mbështetje të arsimimit dhe edukimit ekonomik të fëmijëve dhe krejt familjes. Me rritjen e mirëqënies familjare thanë ata përmbyshen edhe objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit, duke synuar zhvillimin mendor në të gjithë botën.
UPF me President Dr. Thomas G. Walsh, si Organizatë e pjesë e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në muajin shkurt të këtij viti organizoi në Seul Samitin Botër të Paqes, ku të pranishëm ishin edhe liderë nga Kosova. Në punimet e këtij Samiti u fol edhe për rolin që luan familja në shoqëri e mbarë njerëzimin.
Festa u moderua nga Zëvëndës Drejtoresha e Organizatës Shpirtërore për Komunitetet Znj. Genie Kagawa. Mirëseardhjen e paraqiti Sekretari Gjeneral i UPF Z. Taj Hamad, ndërsa folësit kryesorë ishin Ambasadorja Permanente e Nigerisë për UN Znj. U. Joy Ogwu, Drejtoresha e Organizatës për Familjen dhe Komunitetet në NY – Znj. Lynn R. Walsh e cila tregoi edhe rëndësinë e miratimit të kësaj Dite nga OKB, Përfaqësuesi i Lartë i UN për Aleancat e Civilizuara Z. Nassir Abdulaziz Al – Nasser, etj.
Të gjithë referuesit në kumtesat e tyre ndiheshin krenar që ndodheshin sot këtu, e këtë gjë i a adresonin prindërve të tyre, që i lindën, rritën dhe shkolluan për të qenë të aftë e të denjë për familjen e shoqërinë. Me këtë rast në shenjë mirënjohje dhe respekti i falenderuan ata nga kjo tribunë për kujdesin e treguar. Në mbyllje sopranoja e njohur Seiko Lee performoi me mjeshtëri këngë dedikuar prindërve e paqes në botë, më pas u paraqiten pamje në monitor nga aktivitete ndër vite të UN dhe UPF për Prindët e gjeneratat e reja. Ishte vërtetë kënaqësi tek dëgjoje me vëmendje se si personalitete nga bota flisnin me aq dashuri për prindët e tyre, moment ky që të krijonte respekt e mirënjohje të veçantë për këtë ditë.
Pas diskutime të shumta dhe ideve të ngritura nga ky panel Kombet e Bashkuara vlerësuan kontributin e gjithëseicilit, duke e quajtur këtë ditë si një ditë historike për të ardhmen e Familjes Globale.
Pjesëmarrës në drekën e shtruar për “Ditën Globale të Prindërve” pranë Godinës madhështore të OKB, ndodheshin personalitete të ndryshme të botës, drejtues të shoqatave jo qeveritare nga Viena, Geneva, Liban, Santiago – Chile, Bangkapi, Kenya, Italia, Shqipëria, etj. Gjithashtu ishin të pranishme edhe përfaqësuese të Organizatës së Gruas Shqiptare Amerikane “Shpresë dhe Paqe”, organizatë kjo që ishte ftuar edhe në Samitin Botëror të Paqes në Seul dimrin e shkuar, e cila krah angazhimeve të tjera ngre zërin për drejtësi e barazi gjinore në familje.
Misionerja e Paqes dhe dashamirësja e shqiptarëve Znj. Tomiko Duggan u interesua në mënyrë të veçantë edhe për akomodimin e palës shqiptare në këtë aktivitet. Ajo realizoi edhe disa foto së bashku me ata pranë flamurit të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, simbolit të Paqes e bashkimit të kombeve. Znj. Duggan punon pa u lodhur për harmonitë fetare dhe për të shpërndarë Paqen në botë.
Dreka u shtrua në Lokalin “Kafja e Delegatëve” pranë Kombeve të Bashkuara, e cila ndodhet në rrugën kryesore, që njihet si Rruga e UN, në 46 St. dhe 1 Ave, e që laget në lindje nga lumi East – River në Manhattan, New York.
(Qershor 2013 – Fotot nga Kent Dajçi)