Johana Impey / Amarildo Topi
Është një prej mobiljeve më të famshme në botë, por divani që qëndronte në zyrën e konsultimit të Siegmund Freudit tani është në një gjendie të keqe. Muzeu i Frojdit në Londër ka nevojë për ndihmë.
Në një rrugë rezidenciale të qetë në Londrën e Veriut gjendet shtëpia në të cilën Siegumnd Freudi dhe familja e tij u detyruan të strehoen pas pushtimit të Austrisë nga Nazistët. Frojdi, i cili në atë kohë ishte mbi 80 vjeç dhe vuante nga kanceri, ka punuar dhe jetuar në pjesën më të madhe të jetës së tij në Vjenë.
Ai vdiq në Londër vetëm pak vite pasi arriti atje. Të gjithë librat dhe sendet e tij u zhvendosën në shtëpinë e re të familjes dhe ato ruheshin me kujdes nga vajza e tij e vogël Anna. Në vitin 1980 u kthye në muze.
Sipas drejtorit të muzeut, Dawn Kemp, një nga vlerat më të rëndëishme që ky muze ka, janë studimet e Freudit: “Këtu kemi tavolinën e punës së tij dhe një karrike mjaft të veçantë që duket sikur githmonë rri ulur dikush. Në fakt është një karrike dentare e vjetër që Freud e siguroi në Vjenë”, shpjegon Kemp para se të drejtohet për tek një nga sendet e tij të preferuara: “Në tavolinën e tij, ku gjenden edhe disa nga shkrimet origjinale, janë syzet e tij të vogla.”
Nga azilet tek divani
Dhe më pas vjen divani i famshëm. Ai është mjaft i ulët dhe mbulohet nga një tapet oriental me ngjyrë të kuqe, blu të errët dhe ngjyrë kremi. Gjithçka duket mjaft e rehatshme.
Duke qenë se është një nga sendet më të rëndësishëm të muzeut, Kemp është mjaft i shqetësuar për mirëmbjajten. “Siç mund ta shihini janë formuar disa gunga të vogal. Kjo është arsyeja se pse ne duam ta riparojmë.” Divani ishte mjaft i rëndësishëm për gjetjet e Freudit. Ai nuk bisedonte me pacientët e tij në mënyrë klinike ballë për ballë, por ata shtriheshin në divan dhe nuk e shihinin atë në mënyrë që të mund të shprehnin edhe mendimet më të thella. Mënyra se si ai i dëgjonte pacientët e kthyen atë në një pioner të trajtimit të pacientëve me probleme mendore, që deri në atë kohë trajtoheshin në azile.
Elementët që formonin një histori
Një nga pacientët më të famshëm të Freudit ishte Njeriu Ujk, i qujatur kështu sepse gjatë fëmijërisë së tij në ëndërr i shfaqeshin ujqër që rrinin tek pema përballë dritares së tij. Freudi e interpretoi këtë ëndërr se si një fëmijë që përjeton skenën primare.
Sipas ekspertit të Freudit, Stefan Marianski, metoda e psikoanalizës në këtë rast ishte tipike e punës së tij: ai ngrinte pyetje të tilla që do ta bënin pacientin të krijonte lidhje me ëndrrën. “Përshëmbull në rastin e Njeriut Ujk, ëndrra e tij u interpretua përmes disa pyetjeve që ai i drejtonte pacientit. Secila prej këtyre pyetjeve e bënin pacientin të kujtonte histori të ndryshme ose kujtesën e bardhësisë së deleve pranë shtëpisë së tij.”
Në fund, shpjegon Marianski, përmes këtij procesi të lidhjes mes elementëve të ndryshëm të ëndrrës së Njeriut Ujk (Sergei Pankyev), Freudi bëri një gjetje interesante.
Sfidë për pacintët e tjerë
Freudi e zhvilloi këtë proces të “shoqërisë së lirë”, ku mjekët më parë bazoheshin tek hipnoza e pacientëve për të hyrë në mendiet e njerëzve. Ai e ka pranuar që nuk ka një qenë një hipnotizator i mirë, prandaj i lejoi pacientët e tij të thonin gjithçka që kishin në mendje, pas asnjë lloj censure. Kjo metodë kishte edhe sifda. “Kjo metodë shpesh herë ishte e vështirë për pacientët, përshembull në rastin e Njeriut Mi, një tjetër pacient i famshëm i tij. Ai iu lut Freudit që gjatë trajtimit të mos i kthente në kujtesë minjtë sepse ishte një gjë e tmerrshme për të, por Freudi i tha: ‘Më fal, por unë nuk mund të shkel rregullat’.”
Freudi diskutohet mjaft edhe sot. Fusha kryesore e tij e studimit, e panjohura, është ende e vështirë të pranohet nga disa njerëz. Në fund të fundit ajo përfaqëson nocionin se ne nuk jemi në kontroll të vetes dhe motivohemi nga forca të panjohura.
Në muzeun e Freudit shpresojnë që të nisin sa më parë punimet restauruese tek divani i tij dhe sendet e tjera, në mëyrë që përveç ideve të psikoanalistit të ruhen edhe disa nga copëzat ku kanë ndodhur disa nga momentet më të famshme të historisë së psikoanalizës.