I pranishëm në ‘Foltoren” me të rinjtë të ish-Kryeministri Sali Berisha ishte edhe Glauk Olldashi, djali i ish-deputetit Sokol Olldashi.
Në fjalën e tij u shpreh se PD duhet të hapet dhe sipas tij, kjo forcë politike nuk mund të vij në pushtet me një model socialist autoritar.
Ai tha se PD-duhet të hapet, si dhe të refuzojë modelin “socialist autoritar”.
Glauk Olldashi: Nuk dua të ndalem tek problemet e brendshme që kemi në partinë tonë. Ne duam të vijmë në pushtet për të gjithë shqiptarët për ta bërë Shqipërinë një vend të lirë. Jemi kundër një modeli për ta bërë Shqipërinë një vend të lirë. Jemi kundër një modeli socialist autoritar. Këtë nuk mund ta mundim me një PD autoritare. Kam besimin se do arrijmë që ta hapim partinë dhe do e përfaqësojmë vërtetë demokratët kudo që janë. Të sjellim PD sërish në pushtet. Nuk ka së kush i përfaqëson më mirë vlerat e PD sesa forumi i Partisë demokratike.