Nga Beqir SINA – New York
Një grup i të rinjëve dibranë në Brooklyn, New York, të thirrur “Djemtë e Dibrës” në Amerikë, të drejtuar nga dibrani i njohur Agron Damzi, kan shënuar me një ndeshje mini-futbolli 61 vjetorin e Legjendes së Futbollit dibran, Shpëtim Toska.
Në fushë ishte mjeshtër i dibrilimit, teksa golat e tij, sidomos ato nga gjuajtjet standart, i kanë ngritur në “kup të qiellit” entuziasmin e tifozëve të “Korabit” të Peshkopisë( si futbollist:1979 -1991, “Korabi”-Peshkopisë), por edhe të Korabit të Dibrës së Madhe (si futbollist e trainer 1992-1994).
Ky ishte Shpëtim Toska, i cili më 8 Shkurt festojë ditëlindjen e tij 61 vjeç. Për festën e tij, që ishte dje, ish-mesfushori i talentuar dibran ka pasur edhe një suprizë nga “Djemtë e Dibrës” në Amerikë, të drejtuar nga dibrani i njohur Agron Damzi.
Festa e ditëlindjes së Shpëtim Toskës, i pagëzuar nga tifozët dibran si “Maradona” i Korabit, u mbyll me një fotografi të “Djemve të Dibrës” në Amerikë, të cilët mbanin në qendër të grupit një poster të madh me foton e futbollistit numër 10 të “Korabit” ku shkruhej: “Edhe, 100 Shpëtim Toska! – Legjenda Jonë! – “Djemtë e Dibrës” në Amerikë.
Skeda :
Lindur: Në Peshkopi, më 8 shkurt 1960
Karriera si futbollist:1979 -1991, “Korabi”-Peshkopisë dhe 1992-1994, “Korabi” Dibrës Madhe.
Roli në skuadër: Sulmues
Numri fanellës: 10
Gola të shënuar: 318 gola gjithsej, ku 280 gola me Korabin –Peshkopisë dhe 38 gola me “Korabin “ e Dibrës Madhe .
Vlerësime :”Mjeshtër Sporti” dhe “Nderi Qytetit