Sombor (Serbi), 24 mars 2023 – Lideri i Republikës Sërpska, bëri thirrje për bashkimin e këtij entitetit serb në Bosnjë e Hercegovinë të bashkohet me Serbinë
“Të ardhmen e shoh në bashkimin e Serbisë dhe Republikës Sërpska”, tha Dodik të premten, më 24 mars, në Sombor, ku zyrtarët e Serbisë e shënuan 24 vjetorin e fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s ndaj objektivave ushtarake e policore serbe.
Në fjalimin zyrtar të manifestimit që u quajt përkujtimor, ku ishin të pranishëm krerët e shtetit dhe kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Dodik përsëriti kërcënimet për shkëputjen e Republikës Sërpska nga Bosnja e Hercegovina.
“Tani ata duan të na e rrëmbejnë pronën, ndërkaq unë u them: në momentin që ju përpiqeni të rrëmbeni pronën tonë, ju keni thirrur një seancë të Kuvendit të Republikës Sërpska, ku do të marrim një vendim për pavarësinë e Republikës Sërpska. Mjaft më me premtimet tuaja të rreme! Nuk do t’ju shoh dhe nuk do t’ju duroj”, u shpreh Dodik.
“Ata e duan vetëm një gjë, që serbët të largohen. Rroftë ideja e bashkimit të popullit serb. Edhe ne duam të bashkohemi. Do ta bëjmë këtë në mënyrë paqësore”, theksoi ai.
Në vitin 1999, NATO mori vendim të veprojë me forcë për të ndaluar krimet e forcace serbe ndaj pullatës shqiptare dhe pastrimin etnik të Kosovës. Pas fushatës ajrore 78 ditore, Serbia u detyrua t’i tërheqë forcat e saj ushtarake e policore nga Kosova, kurse NATO dërgoi në Kosovë forcën e saj, KFOR, për ruajtjen e paqes.
Serbia, edhe sot e kësaj dite, i justifikon operacionet e forcave të saj në Kosovë dhe e cilëson ndërhyrjen e NATO-s si agresion ndaj Serbisë.
Presidenti Vuçiq ka thënë se sot 24 vjet “kishte vdekur e drejta ndërkombëtare”.
“Kemi ishim fajtorë sepse donim të qëndronim në vendin tonë, në vendin që donte të ishte liridashës”, u shpreh Vuçiq.
(r.m.)