Banjallukë, 1 gusht 2022 – Lideri i serbëve të Bosnjës e Hercegovinës, Milorad Dodik, i ka dhënë mbështetje Beogradit për reagimin ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës për targat dhe letërnjoftimet e Serbisë. Ai ka thënë se “Serbia ka të drejtë të mbrojë sigurinë e serbëve në Kosovë”.
“Lëvizjet e njëanshme dhe të papërgjegjshme të Albin Kurtit kërcënuan sigurinë e serbëve në Kosovë. Sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Serbia ka të drejtë të mbrojë sigurinë e serbëve në Kosovë”, ka shkruar Dodik në Twitter.
“Ne në Republika Serpska e mbështesim plotësisht dhe fuqishëm udhëheqjen e Serbisë në përpjekjet e saj për uljen e tensioneve dhe për të gjetur një zgjidhje paqësore përmes dialogut dhe në këtë mënyrë për të mbrojtur të drejtat e popullit serb”, ka shtuar ai.
Dodik ka thënë se të drejtat e serbëve në Kosovë po shkelen sikurse të drejtat e serbëve në Republika Serpska, ndërsa komunitetin ndërkombëtar e ka akuzuar se po zbaton “standard të dyfishta”.
“Është plotësisht e qartë se të drejtat e serbëve në Kosovë e Metohi, si edhe të drejtat tona në Republika Serpska, shkelen nën presionin politik dhe se komuniteti ndërkombëtar ende zbaton standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për serbët”, ka shkruar ai.
“E gjithë kjo është njësoj sikurse në të kaluarën, por ajo që është e ndryshme është se serbëve nuk do t’u ndodhin më askund ‘Oluja’ (operacioni ‘Oluja’ në Kroaci)”, ka përfunduar Dodik.
(r.m.)
T drejt ne mbrojtjen e popullit te vete,ka çdo qeveri shteterore-kombetare e kushtetuese, jo vetem “patrioti”Dodik apo bahkekombasit e tij ne Serbi.