Dodik s’heq dorë nga ideja për shpërbërjen e Bosnjës, Daçiq ia premton mbështetjen e Serbisë

Beograd, 25 tetor 2021 – Anëtari i Presidencë së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik, ka deklaruar se ai nuk do të heq dorë nga miratimi i ligjeve që do t’i sfidonin fuqitë e shumta të vendit dhe do t’i transferonin ato në nivel të Republika Srpskas, ndërsa kryetari i parlamentit serb, Ivica Daçiq tha se ai mund të llogarisë në mbështetjen e plotë të Beogradit zyrtar, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Index.hr.

Daçiq mori në kremtimin e 30 vjetorit të punës së parlamentit të Republikws Serbe, nw Banjallukw, i cili konsiderohet pasardhësi i të ashtuquajturit “Kuvendi i Popullit Serb në BeH”, i themeluar në mënyrë jokushtetuese në vitin 1991.

Të hënën, Daçiq tha se akti i tri dekadave më parë tregoi besimin se serbët mund të jenë “të vetëm” dhe se ata e kanë mbështetjen absolute të Serbisë në këtë qëllim.

Dodik e quajti Daçiqin politikan që është “shumë kompetent” për situatën në BeH dhe që është gati ta ndihmojë Republikwn Serbe, kur të jetë e mundur.

Dodik rikonfirmoi këmbënguljen që parlamenti i Republikws Serbe të miratojë ligje që do t’ia “rikthejnë” Republikws Serbe kompetencat e transferuara në nivelin qendror të aqeverisjws nw Bosnjë e Hercegovinw.

“Të jeni të sigurt se do ta bëjmë”, theksoi Dodik.

(r.m.)