Dogana e Kosovës konfiskoi 52 mijë franga zvicerane të padeklaruara në kufi

Prishtinë, 8 tetor 2021 – Dogana de Kosovës njoftoi se njësitet e anti-kontrabandës i kanë sekuestruar 52.000 franga zvicerane të padeklaruara në pikën e kalimit kufitar me Serbinë, te Dheu i Bardhë.

Në njoftim thuhet se 25 për qind e kësaj shume, respektivisht 13,000.00CHF i janë përcaktuar poseduesit si gjobë për mosdeklarim të mjeteve monetare, ndërsa 75 për qind të shumës, respektivisht 39,000.00 CHF, janë ndalur për procedura të mëtejme.

“Në pike-kalimin kufitar të Dheut të Bardh njësitë e antikontrabandës së Doganës së Kosovës kanë selektuar një veture e dyshimtë për kontrollë detal.

Pas kontrollimit të udhëtarit në xhaketë janë gjetur mjete monetare në vlerë prej 52,000.00 CHF.

Nga këto mjete 25% respektivisht 13,000.00CHF i janë përcaktuar si gjobë për mosdeklarim të mjeteve monetare, ndërsa 75% respektivisht 39,000.00 CHF i ndalen për procedura të mëtejme.

Me rastin e zbulimit të mjeteve monetare është njoftuar edhe Prokuroria dhe rasti është duke u trajtuar nga Hetimet”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

No photo description available.

(r.m.)