Uashington, 9 prill 2025 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka njoftuar se e ka shtuar në 125% tarifën për importet nga Kina. Ai ka thënë se këtë vendim e ka marrë për shkak të “mungesës së respektit| të Kinës ndaj tregjeve botërore.
“Bazuar në mungesën e respektit që Kina ka treguar ndaj tregjeve botërore, unë po e rris tarifën e vendosur ndaj Kinës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 125%, hyn në fuqi menjëherë”, ka shkruar Trump ne rrjetin social “Truth Social”.
Donald Trump ka njoftuar gjithashtu se ka vendosur ta pezullojë për 90 ditë zbatimin e vendimit për tarifa mbi 10 për qind për importet nga vendet tjera, Ai ka thënë se për të gjitha vendet, me përjashtim të Kinës, mbeten në tarifat reciproke prerj 10 për qind.
“Bazuar në faktin se më shumë se 75 vende kanë thirrur përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara… për të negociuar një zgjidhje për temat që po diskutohen në lidhje me Tregtinë, Barrierat Tregtare, Tarifat, Manipulimin e Monedhave dhe Tarifat Jomonetare, dhe se këto vende nuk kanë riformuar apo sugjeruar nga ana ime, në asnjë mënyrë, kundër sugjerimit tim, autorizoj një PAUZË 90 ditore dhe një tarifë reciproke të reduktuar ndjeshëm gjatë kësaj periudhe, prej 10%, gjithashtu, e cila hyn në fuqi menjëherë”, ka shkruar Trump.
(r.m.)