Ndonëse ende nuk është qartësuar se çfarë po ndodh me një pjesë të madhe të shteteve, gjasat janë që Donald Trump i ka fituar zgjedhjet.
Rezultatet janë kaq të larta në shtetet lindore që përfundojnë të parat votimin saqë fitorja e tij është gati e sigurtë.
Duke nisur nga projeksionet e para si ajo e votuesve të pavarur në Georgia e deri fitorja e arritur në një nga shtetet kyçe Pennsylvania (e gërshetuar edhe me fitoren në Georgia e North Carolina) çimentuan bindjen se Donald Trump do të jetë presidentii ardhshëm i vendit.
Nga ana e saj, demokratja Kamala Harris vendosi të mos mbajë fjalim përpara mbështetësve të saj që ishin mbledhur për Natën e Zgjedhjeve. Ata u shpërndanë në një atmosferë të zymtë, që dëshmon se edhe krahu demokrat, ndonëse nuk e ka pranuar ende humbjen e sheh gati si të sigurtë.
“Shumë njerëz më kanë thënë se ka një arsye se pse Zoti ma kurseu jetën”, tha ndër të tjera Donald Trump. “Dhe se ajo arsye është që ta shpëtoj vendin tonë dhe t’ia rikthej madhështinë Amerikës. Tani do ta përmbushim atë mision së bashku”.