Paris, 27 korrik 2024 – Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, e cila garon në kategorisë deri 60 kilogramë, e nisi me fitore garën për medalje në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.
Të shtunën në mbrëmje ajo e , , Donjeta e mposhti boksieren nga Tajlanda, Thananya Somnuek.
Donjeta e humbi raundin e parë, por ishte shumë më e mirë në dy raundet tjera, sidomos në raundin e tretë, kur ishte e jashtëzakonshme.
Në duelin e radhës ajo do ta ketë përballë boksieren kolumbiane Angie Paola Valdes Pana. Nëse e fiton këtë duel, do të plasohet në çerekfinale, ku do të ketë kundërshtare irlandezen Kellie Harrington.
Donjeta Sadiku është një boksiere shumë e talentuar. Ajo i ka fituar dy medalje të bronzta në kampionatin evropian dhe në kampionatin botëror.
Në Lojërat Olimpike merr pjesë për herë të dytë. Në “Tokio 2020” kishte marrë pjesë me ftesë të universalitetit, ku nuk ka arritur suksesin e merituar për shkak të një lëndimi.
Në “Parisi 2024” merr pjesë si fituese e normës olimpike.
Pas përfundimit të duelit, Donjeta deklaroi se ajo e ka pritur këtë fitore dhe ka theksuar se është e përgatirur të fitojë medalje në këtë olimpiadë.
Fitorja e saj i ka gëzuar edhe një grup tifozësh të sportistëve që po e përfaqësojnë Kosovën në këtë garë të rëndësishme.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, të cilët e kanë shikuar nga afër duelin e Donjetës e kanë cilësuar si moment krenarie për Kosovën fitoren e Donjeta Sadikut.
“Faleminderit Donjeta për këto emocione”, ka shkruar Osmani në Facebook pas përfundimit të duelit.
(r.m.)