Prishtinë, 6 nëntor 2022 – Kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës – Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut – kanë dhënë dorëheqje nga kjo pozitë para kuvendeve të komunave të tye, të dielën.
Njëjtë kanë vepruar edhe asambleistët e kuvendeve të këtyre komunale nga radhët e Listës Serbe.
Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila e ka mbështetjen e Beogradit.
Të shtunën, më 5 nëntor, kjo parti mori vendim për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës.
Vendimi i Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës erdhi pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për seuspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e automjeteve me targa të lëshuara nga Serbia dhe zëvendësimin e këtyre targave me targat RKS (Republika e Kosovës).
Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, ka thënë se vendimi për largim nga institucionet e Kosovës do të mbetet në fuqi deri kur Qeveria e Kosovës ta tërheqë vendimin për riregjistrimin e automjeteve dhe të respektujë marrëveshjet e arritura në kuadër të dialugut në Bruksel.
(r.m.)