Astrit Lulushi
Dorianët quheshi njerëz që pranonin e jepnin dhurata. Ata janë kahasuar edhe me hebrenjtë si popull i zgjedhur që mbajti një besëlidhje me Perëndinë dhe iu caktua një Tokë e Shenjtë. Për të arritur në këtë përfundim, antropologu Edward Hall mbështetet në versionin e mitit nga Herodoti i cili thotë se banorët nuk u quajtën “grekë” derisa Dorët arritën në Peloponez.
Një episod tjetër, dhe ndoshta i harruar në historinë e studimeve, është përpjekja për të theksuar etimologjinë e emrit Dorian me kuptimin e ‘dorës’. Kjo, nga ana tjetër, lidhet me një interpretim të simbolit të famshëm në mburojat spartane, që kishte kuptimin e një dore me gishtin e madh të shtrirë, dhe jo atë të shkronjës fillestare të emrit Lacedaimon. Duke pasur parasysh origjinën e legjendës së mburojës spartane, ka pasur përpjekje për të sugjeruar se emri e Dorëve mund të jetë menduar si një konfuzion midis shkronjës L për Lacedaimon dhe imazhit të dorës.
Kur Dorianët morën Greqinë, rreth viteve 1200 pes ata zbritën nga malet e Epirit dhe Maqedonisë. Ishte periudhë e turbullt, thatësira afatgjatë dhe ndoshta sulmet nga njerëzit e detit kishin bërë kërdinë në rajon. Regjimi mikenas, i rënduar nga tërmetet, u shemb. Nëse Dorianët ishin përgjegjës për rënien përfundimtare apo morën kontrollin e vendit që e gjetën të paqeverisur, për këtë historianët janë të pavendosur. E sigurt është se shumë gjëra ndryshuan pas ardhjes së tyre. Popullsia u zvogëlua në mënyrë dramatike për shkak të fatkeqësive të përmendura më sipër.
Tiryns, një kështjellë mikene, u braktis pas rënies së epokës së bronzit.
Shumica e qendrave urbane u braktisën (Mikena në Peloponez dhe Knossos në Kretë u banuan për 100 vjet të tjera). Teba u ribanua mjaft shpejt dhe Athina (për arsye të panjohura) mbeti e paprekur nga të ardhurit (athinasit e periudhës klasike mburreshin për këtë), po ashtu edhe kolonitë mikene në Azinë e Vogël, si Mileti.
Pra, gradualisht u shfaqën qendra të reja urbane; Sparta në Lakoni, Eretria (Lefkandi), Chalkis në ishullin Eubea, dhe harta e Greqisë historike filloi të formohej.
Edhe administrata ndryshoi. Nuk kishte më një mbretëri dhe pallate të vetme. Çdo qytet i pavarur drejtohej nga një njeriu, por institucioni Demos (ose Damos), grumbullimi i qytetarëve, mbeti në përdorim. Demos-i në këtë periudhë ishte një tubim ku mund të bisedonin vetëm të pasurit dhe të rëndësishmit, por gradualisht evoluoi në Demos për të gjithë qytetarët.
Struktura shoqërore dhe feja mbetën afërsisht të njëjta; shoqëria mbeti patriarkale, perënditë olimpike adhuroheshin ende, por megaroni miken (ku mbaheshin ceremonitë fetare gjatë periudhës mikene) evoluoi në tempujt e periudhës historike. Edhe një gjë, ritualet e varrimit u kthyen në epokën para-mikenase; djegia e të vdekurve pushoi dhe varret ishin individuale, jo më varre familjare.
Shkrimi u zhduk për gati 400 vjet. Ai u kthye në rajon rreth vitit 750 pes, si një version i përmirësuar i atij fenikas.
Ekonomia nuk kishte fare puls për shekuj…
Arti gjithashtu ndryshoi në mënyrë dramatike. Artifaktet elegante mikene (sidomos ato me vlerë) ua lanë vendin atyre shumë më pak artistike të periudhës protogjeometrike. Megjithatë, kjo qeramikë më pak artistike ishte e cilësisë më të mirë, pasi ishte e lustruar dhe e bëri të zgjasë pothuajse e paprekur deri në ditët tona.
Kjo qeramikë e avancuar, e vërejtur nga tregtarët fenikas, filloi të eksportohej dhe kështu ekonomia, pasuria dhe më në fund qytetërimi klasik u kthyen në rajon.
Gjithashtu, zbritja e Dorëve nga veriu, nga malet e Epirit e Maqedonisë, dhe krijimi i etnosit grek prej tyre, bëri që historianët këto vende të origjinës t’i quanin greke.