Bruksel, 20 shkurt 2025 – Në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian të enjten u paraqit draft-raporti për Serbinë, i përgatitur nga onino Picula.
Në këtë dokument thuhet se Serbia duhet të dëshmojë me sjelljen e saj se është e përkushtuar vërtet për integrim në BE.
Asaj i kërkohet të respektojë edhe të drejtën e protestave paqësore dhe t’i ndërpresë akuzat ndaj vendeve të BE-së, se qëndrojnë prapa protestave të studentëve, të cilët kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e 15 personave nga shembja e strehës në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, nëntorin e kaluar.
Serbisë, po ashtu, i kërkohet të bëjë progres në procesin e normalizimit të raporteve me Kosovën.
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonin Picula, kërkoi masa të shpejta ndaj kryesve të sulmit në Banjskë, përfshirë Milan Radoiçiqin, i cili ka pranuar se ka qenë udhëheqës I grupit të arnatosur që e ka kryer këtë sulm, më 24 shtator të vitit 2023.
Edhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian, edhe ata të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm nënvizuan se përparimi i Serbisë në negociatat për anëtarësim në BE, do të varet sidomos nga progresi në normalizimin e raporteve me Kosovën dhe në sundimin e ligjit.
Draft-raportet e raportuesve votohen së pari në Komisionin për Politikë të Jashtme, e pastaj votohet në seancë plenare, ku raportet marrin trajtën e rezolutave të Parlamentit Evropian.
(Sipas Radio Evropa e Lirë)