Uashington, 1 korrik 2023 – Drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit, CIA, William Burns zhvilloi një vizitë të fshehtë në Ukrainë në qershor. Drejtori i CIA-s u takua me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe zyrtarët e zbulimit për të diskutuar mbi kundërofensivën që ka ndërmarrë Ukraina. Lajmi mbi takimet sekrete u bë i ditur të premten. Diskutimet e fshehta njoftohet të kenë ndodhur përpara rebelimit të dështuar të udhëheqësit mercenar rus Yevgeniy Prigozhin kundër Presidentit rus Vladimir Putin.
Kundërsulmi ukrainas ndaj trupave agresore ruse nuk ka sjellë përparime të shpejta dhe nuk ka shkaktuar panik për zyrtarët e lartë të ushtrisë amerikane.
Zyrtarët ukrainas janë shprehur të shqetësuar ditët e fundit, duke i bërë thirrje Uashingtonit dhe Perëndimit që t’i sigurojnë Kievit armë më të avancuara për të ndihmuar në shkatërrimin e pozicioneve mbrojtëse ruse dhe për të mundësuar që trupat ukrainase të çlirojnë më shumë territore.
Megjithatë, zyrtarët amerikanë mbeten të bindur tek rezultatet e kundërofensivës së Ukrainës, edhe nëse për këtë do duhen gjashtë deri në tetë javë.
(Zëri i Amerikës)