Londër, 7 shtator 2024 – Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit (CIA), William Burns, i cili po i drejton negociatat për arritjen e armëpushimit në Gazë nga pala amerikane, tha se në ditët në vazhdim do të paraqitet një plan më i hollësishëm për armëpushim.
“Ne do të shpalosim një propozim më të hollësishëm gjatë ditëve të ardhshme dhe më pas do të shohim”, tha Burns gjatë një takimi në Londër.
Zoti Burns tha se shpreson që udhëheqësit e të dyja palëve të kuptonin se është koha “për të bërë zgjedhje dhe kompromise të vështira”.
Lufta në Gazë filloi pas sulmit të Hamasit ndaj Izraeli më 7 tetor. Sipas autoriteteve izraelite në këtë sulm u vranë 1200 persona, kryesisht civilë, dhe u morën peng mbi 200 të tjerë, rreth një e treta e të cilëve besohet se kanë vdekur.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila kontrollohet nga Hamasi, në ofensivën hakmarrëse të Izraelit janë vrarë më shumë se 40,000 palestinezë dhe janë plagosur më shumë se 94.000 të tjerë.
11 muaj pas fillimit të luftës, kanë dështuar një sërë përpjekjesh diplomatike për arritjen e një marrëveshje armëpushimi që do të ë çonte në përfundimin e konflikitit dhe në lirimin e pengjeve
Palët ndërluftuese kanë fajësuar njëra-tjetrën për dështimin e negociatave të deritashme, në të cilat janë të përfshira Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari.
(r.m.)