Drejtori i Sistemit Informativ të Tatimeve jep dorëheqje për shkak të skandalit të pagave

Tiranë, 24 dhjetor 2021 – Kanë nisur dorëheqjet e para pas skandalit të publikimit të pagave të më shumë se 600 mijë shqiptarëve. Mësohet se ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra Drejtori i Sistemit Informativ të Tatimeve, Ervin Muça.

Dorëheqja e tij vjen pas publikimit të pagave të shqiptarëve për muajin maj dhe prill të vitit 2021, si dhe numrat e telefonit apo targat e makinave.

Ndërkohë, pas skandalit me publikimin e të dhënave personale të qytetarëve, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet, ku mëngjesin e sotëm ka marrë në pyetje 14 ekspertë të IT-së të Tatimeve, ISSH dhe AKSHI-t, si dhe ka kryer një inspektim të kompjuterëve.

(BalkanWeb)