Dua Lipa e “ndez” Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Tiranë, 28 nëntor 2022 – Festimet e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, kanë kulmuar me festivalin e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë.

Dua ka krijuar një atmosferë të jashtëzaknshme në sheshin e mbushur me adhurues të saj, të cilëve ua ka uruar 28 Nëntorin duke i falënderuar për praitjen e ngrohtë.

“Faleminderit shumë! Urime 110 vjetorit të pavarësisë! Faleminderit për siuportin, për energjinë që po na jepni sot. Kjo është nata e fundit e turneut. Këtu sot përfundojmë në Tiranë me ju. Faleminderit shumë që jeni këtu”, është shprehur Dua Lipa.

Gjatë performancës, Dua Lipa i ka përshëndetar të pranishmit duke bërë me duar shqiponjën dykrenare, simbolin kombëtar të shqiptarëve.

https://gorilla.cdnja.co/v/le/le124.mp4?token=WZYHl_oYUbSiuLyWvMjfWQ&expires=1669671432

Dua Lipa tashmë edhe formalisht është shtetase e Shqipërisë. Javën që shkoi, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ia dorëzoi asaj dekretin e shtetësisë shqiptare. Me atë rast, Dua tha se është krenare që është shqiptare.  

(r.m.)