Dujarric: Guterres është i tmerruar nga përshkallëzimi i dhunës në Gaza

Nju Jork, 1 nëntor 2023 – Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, tha se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, “është i tmerruar nga përshkallëzimi i dhunës në Gaza, pas vrasjes së civilëve palestinezë në sulmet e sotme ajrore të Izraelit ndaj kampit të refugjatëve Jabalia.

“Ai dënon vrasjen e civilëve në termat më të ashpër,” u tha gazetarëve Dujarric.

“Sekretari i Përgjithshëm përsërit thirrjen që të gjitha palët t’i përmbahen ligjit ndërkombëtar, ligjit ndërkombëtar humanitar dhe parimeve të dallimit, proporcionalitetit dhe masës paraprake”, shtoi ai.

“Shefi i OKB-së përsëriti gjithashtu thirrjen për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi në Izrael, gjatë sulmit më 7 tetor”, tha Dujarric.

“Guterres përsëriti gjithashtu apelin për dërgimin e ndihmave humanitare në sasi të nevojshme për të plotësuar nevojat në rritje të popullsisë palestineze”, tha zëdhënësi i OKB-së Stefan Dujarric.

(r.m.)