Berlin, 10 dhjetor 2021 – Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin u mbajt ceremonia e diplomimit të dy kadetë të FSK-së që e përfunduan me sukses të lartrë Akademinë Ushtarake në Gjermani, në qendrat profesionale të Bundesëehr.
Nëntoger Albert Krasniqi i ka mbaruar studimet ushtarake me specializim në fushën e xhenios luftarake, kurse nëntoger Valdrin Talla i ka mbaruar studimet ushtarake me specializim në fushën e logjistikës.
Të sapodiplomuarve u janë dorëzuar diplomat nga Shefi i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtarë të Bundeswehrit, kolonel Christian Schmidt.
Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe ambasadori Faruk Ajeti, atasheu i mbrojtjes në ambasadësn e Kosovës në Gjermani, nënkolonel Besim Gashi, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes të Gjermanisë, si edhe familjarë të të diplomuarve dhe mysafirë të tjerë.
(r.m.)