Pakica Serbe e Kosovës, me dokumenta ilegale do të lëvizin pa viza në BE, kurse shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc po diskriminohen duke ju pasivizuar adresat si një pastrim etnik.
Nga Refik Hasani
Sot, Këshilli Evropian ka marrë vendim për liberalizimin e vizave për qytetarët që mbajnë pasaporta serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.
Pra, Serbia ende i mban funksionale institucionet paralele të Republikës së Kosovës, dhe Drejtoria Koordinuese e Serbisë, gjatë gjithë kohës ka lëshuar dokumenta, e të cilët edhe pse ilegal, poseduesit e këtyre dokumenteve do të lëvizin pa viza në BE.
Në këtë rast pakica Serbe në Kosovë, askush nuk i ka penguar që të pajisen me dokumenta të Republikës së Kosovës.
Kurse, shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e gjithë andej Serbisë, po përballen me një të ashtuquajtur pasivizim i adresave që ka një qëllim dhe objektiv-për pastrim etnik, një diskriminim i llojit të vetë.
Pasivizimi i adresave është, cenim, mohim i së drejtës elementare individuale dhe kolektive një diskriminim, është kundër standardeve dhe konventave të BE-së dhe akteve tjera që janë të garantuara edhe me kartën OKB-së.
Deri më tani jan të pasivizuar mbi 15 mijë qytetarë shqiptarë, që jan shtetas të Serbisë me vendbanim në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e gjithë andej Serbisë.
Që nga dita e sotme, pakica Serbe e Kosovës, me dokumenta ilegale do të lëvizin pa viza në BE, kurse shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc po diskriminohen duke ju pasivizuar adresat si një pastrim etnik.
22.07.2024
*Autori, i këtij vështrimi është Refik©HASANI, nga Bujanoci.