Tiranë, 18 dhjetor 2021 – Çdo dhjetor ishte festë për PD-në, në përkujtim të themelimit të kësaj partie, por këtë radhë dhjetori është kthyer në muajin më të “nxehtë”. Demokratët e ndarë në mbështetës të Sali Berishës dhe në mbështetës të Lulzim Bashës “luftojnë” për të udhëhequr partinë.
PD ndodhet në një udhëkryq, me dy statute: njëri i miratuar të shtunën e kaluar, më 11 dhjetor, dhe tietri i miratuar këtë të shtunë, më 18 dhjetor.
Ndryshimet e bëra në statutin e PD-së në Kuvendin e Lulzim Bashës:
- Ratifikimi i rezolutës së Këshillit Kombëtar të PD të 12 dhjetor 2021
- Me propozim të kryesisë së PD në mbledhjen e djeshme, pas një diskutimi dhe debati të gjërë brenda kryesisë, kryesia i propozon kuvendit kombëtar, që në funksion të së ardhmes të PD, të mbrojtjes së vlerave dhe të parimeve themelore të saj, për një Shqipëri si Evropa, marrëdhëniet me SHBA janë të paprekshme. Duke mbështetur vendimmarrjen e këshillit kombëtar, kryesisë, kryetarit të partisë, dhe duke parë të ardhmen e vendit në udhëkryq dhe të ardhmen e PD të kërcënuar, nga jehona të së shkuarës frymë revanshiste që kërkon të shkatërrojë opozitën nga flukse me ide anti-demokratike, vendos: a- shpallja non grata nga SHBA është e papajtueshme me çdo funksion drejtues në PD; b. Të mbështesë fuqimisht iniciativën për dekomunistizimin e vendimmarrjes dhe përfaqësimit publik në institucione shtetërore, publike dhe të partive.
- Ndryshim në nenin 58 të statutit, për të shtuar një nen që ka të bëjë me krijimin si një strukturë statutore të aleancës qytetare për demokracisë.
Ndryshimet në statutin e PD në Kuvendin e Sali Berishës:
Ndryshime në Statut në 2018 dhe 2021 të bëra pas dy humbjeve të rënda nga kryetari në detyrë, jep dorëheqjen
Parimi 1 anëtar 1 votë me qëllim fuqizimin e anëtarësisë. Kjo për zgjedhjen e organeve në qendër dhe lokale.
Referendumi, vendimet e rëndësishme do merren nga anëtarësia ku i jep demokratëve referendumin që vendosin me demokraci të drejtpërdrejtë.
Për të garantuar dhe forcuar lirinë e fjalës dhe mendimit, garantohen me parime dhe ne fusim në statut fraksionet.
Kryetari duhet të udhëheqë mbi bazën e vendimeve të tyre. Nuk i përdor dot si vulë noteri si me vendimet e fundit.
Duke riformatuaR në madhësi organet për t’i bërë eficente, do bazohet në garën dhe zgjedhjen e anëtarëve me votë të fshehtë.
Rol përcaktues kuvendit dhe këshillit kombëtar. vendime te tyre përcaktojë politikëbërjen dhe aksionin politik.
Të zgjedhurit në organet qendrore do jenë shumicë.
Organizatat partnere përveç LGD dhe FRPD, është shtuar grupimi dhjetor 90. Ato do kenë akses më të sigurt në listat e kandidimit në pushtetin vendor.
(Sipas abcnews.al)