Dy shqiptarë të natyralizuar ia sigurojnë Shqipërisë dy medalje olimpike

Tiranë, 11 gusht 2024 – Chermen Valiev dhe Islam Dudaev kanë arritur t’ia sigurojnë Shqipërisë dy medalje olimpike në Olimpiadën e Parisit. Dy sportistët i kanë fituar medaljet e bronzta në sportin e mundjes.

Valiev ka fituar më 10 gusht, duke ia siguruar Shqipërisë medaljen e parë olimpike në histori, ndërsa Dudaev ia ka siguruar medaljen e dytë, më 11 gusht.

Të dy sportistët që siguruan medaljet janë rusë të natyralizuar në shqiptarë. Valiev ka prejardhje nga rajoni i Osetisë në Gjeorgji, ndërsa Dudaev ka prejardhje nga republika ruse e Çeçenisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është gëzuar medaljeve të para olimpike. Atyre që nuk i gëzohet këtij suksesi u ka thënë “t’ia njohin meritë hudhrës që ia mban larg Shqipërisë syrin e keq”.  

“Kush di të gëzohet le të gëzohet me shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Kujt nuk di të gëzohet le t’ia njohim meritën e hudhrës që ia mban larg Shqipërisë syrin e keq”, ka shkruar Rama.

Shqipëria ka marrë pjesë në Olimpiadën e Parisit me tetë sportistë.

(r.m.)