Dy shqiptarë zgjidhen deputetë të Parlamentit të Suedisë

Stokholm, 16 shtator 2022 – Dy shqiptarë do të jenë deputetë në Parlamentin e Suedisë. Sipas votave të numëruara deri tani, Adnan Dibrani dhe Aida Birinxhikaj kanë fituar numrin e nevjshëm të votave, raporton Albinfo.ch.

Aida Birinxhikaj, Adnan Dibrani, Arbër Gashi, dhe Aurora Pirraku Eriksson ishin katër shqiptarët e rinj me prejardhje nga Kosova, të suksesshëm në politikën suedeze që kandiduan për një ulëse në parlamentin suedez për vitin 2022.

Aida Birinxhikaj shkëlqeu në fushatën elektorale që mbajt në Suedi, duke qenë një nga kandidatet në 5-shen e parë të Partisë Socialdemokrate.

Birinxhikaj, e cila jeton në Falkenberg të Suedisë, ishte kandidatja numër 3 në listën e Partisë Socialdemokrate.

Adnan Dibrani, një shqiptar shumë i suksesshëm në Suedi, ishte deputet i Parlamentit të Suedisë qe tri mandate rresht. Ai ka thënë se prioritet e tij do të jenë ekonomia dhe arsimi.

Dibrani ka thënë se u mundua të kontribuojë për Kosovën kudo që kishte mundësi e rast, sidomos në Këshillin e Evropës.

(r.m.)