Dy zyrtarë të Qeverisë së Serbisë ndëshkohen për termin “Republika e Kosovës”

Beograd, 9 shkurt 2023 – Qeveria e Serbisë ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj një përkthyesi dhe e ka shkarkuar shefin e zyrës për bashkëpunim me media, për shkak se një raport i publikuar në ueb-faqen e qeverisë, në gjuhën angleze, Kosovës i referohej si Republikë [Republic of Kosovo].

Në njoftimin e Qeverisë serbe bëhet e ditur se është vendosur që ndaj përkthyesit të niset procedurë disiplinore, për shkak se, siç thuhet, “ka bërë gabim të rëndë në përkthimin e tekstit në gjuhën angleze”.

Gjithashtu, është vendosur që shefi i zyrës për bashkëpunim me media tëshkakrohet nga kjo detyrë dhe në vend të tij është caktuar një ushtruese e detyrës.

Më 6 shkurt, Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se përdorimi i termit “Republika e Kosovës” ishte bërë për shkak të gabimit në përkthim. Ajo e cilësoi këtë si “gabim të rëndë dhe të pafalshëm” të përkthyesit.

Bërnabiq ka thë se raporti me këtë “gabim” ishte larguar menjëherë nga ueb-faqja e Qeverisë.

(r.m.)