Astrit Lulushi
Poema e W. B. Yeats “Adam’s Curse”(Mallkim i Adamit) bën të mendosh. Për të krijuar çdo gjë të bukur, duhet shumë mundim.
Në poemë, Yeats përshkruan vështirësinë për të krijuar diçka të bukur. Titulli aludon për librin e Zanafillës, duke evokuar rënien e njeriut dhe ndarjen e punës nga kënaqësia.
Në vend të një traktati filozofik, vargjet janë një e thurur lirshëm rreth një titulli të huazuar. Qëndrimi i tij është i përshtatshëm për një kritik, megjithëse në fund toni është edhe mbrojtës. Të pajtohesh me të nuk është e nevojshme për të përfituar nga udhëtimi nëpër peizazhin letrar që vëzhgon. E sheh veten duke shkuar kundër rrymës, duke reflektuar mbi fenë dhe letërsinë.
“Ne u ulëm në emër të dashurisë;
Pamë të shuhet prushi i ditës,
Dhe në dridhjen blu të qiellit
Një hënë si të ishte guaskë
Larë nga ujërat e kohës,
Ndërsa ngriheshin e binin
Rreth yjeve dhe u thyen në vite
S’kisha menduar veç për ty:
Se ti ishe e bukur dhe
Unë u përpoqa të dua
Gjithçka dukej e lumtur,
Megjithatë ishim rritur
Të lodhur sa hëna e zbrazët.“
Yeats shërben si arbitër, duke dënuar pikëpamjen se bukuria në art vjen natyrshëm. Përkundrazi, ai mbështet idenë se bukuria mund të arrihet vetëm përmes një zjarrmi të madh mendor. Poema e Yeats-it, ndonëse herë pas here tallëse, bën një lutje delikate për kuptim më të madh të procesit krijues dhe atyre që e bëjnë atë “tregtinë” e tyre.