Edhe Musk tërheq paralele mes Kosovës dhe rajoneve ukrainase të aneksuara nga Rusia

Drejtori ekzekutiv i gjigantit “Tesla”, miliarderi Elon Musk, në planin e tij për vendosjen e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë, ka tërhequr një paralele mes shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe çështjes së territoreve ukrainase të aneksuara nga Rusia.

Në një postim në Twitter, ai ka kërkuar që banorët e Krimesë dhe të rajoneve tjera ukrainase të aneksuara nga Rusia të lirisht shprehin vullnetin e tyre nëse duan të jenë me Ukrainën apo me Rusinë.

“Jo, unë sugjeroj një deklarim nën mbikëqyrjen e OKB-së (ose zgjidhni entitetin ose vendin tuaj më të besuar. Ndoshta një qasje e ngjashme me Kosovën”, ka shkruar Musk.

Kjo deklaratë e Musk u prit me kritika në Ukrainë. Presidenti Volodymyr Zelensky e ironizojë propozimin e Musk, duke pyetir përdoruesit e Twitterit që “të votojnë se kush e do Elon Muskun që e mbështet Ukrainën, dhe kush e ato “Muskun tjetë” që e mbështet Rusinë.

(r.m.)