Edi Rama me fjalët e Cioranit, indirekt krah Lulzim Bashës

Nuk kishte si të mos mungonte edhe komenti i kryeministri Edi Rama lidhur me Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Rama ka postuar një thënie në Facebook ku shkruan se “kur të gjitha arsyet – morale, estetike, fetare, sociale e me radhë – pushojnë së udhëhequri jetën e dikujt, si mundet ai të jetojë pa iu dorëzuar hiçasgjësë?”

Ai shton se vetëm duke u kapur pas absurdit, pas dashurisë për padobishmërinë absolute, duke dashuruar diçka që s’ka asnjë thelb por që simulon iluzionin e jetës.

Rama: Thënie e ditës. Në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit është e vetmja forcë që mund të hedhë një dritë djallëzore mbi terrin e kaosit. Kur të gjitha arsyet – morale, estetike, fetare, sociale e me radhë – pushojnë së udhëhequri jetën e dikujt, si mundet ai të jetojë pa iu dorëzuar hiçasgjësë? Vetëm duke u kapur pas absurdit, pas dashurisë për padobishmërinë absolute, duke dashuruar diçka që s’ka asnjë thelb por që simulon iluzionin e jetës. I bie të jetosh vetëm e vetëm sepse malet nuk qeshin dhe krimbat nuk këndojnë. – Emil Cioran.

oranews