Edi Rama viziton familjen e Hashim Thaçit

Prishtinë, 19 qershor 2022 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar të dielën familjen e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në fshaton Brojë të komunës së Skënderajt.

Në takim me familjarët e ish-presidentit Thaçi, Rama ka thënë se është i lumtur që e para pak ditësh e vizitoi Thaçin në Hagë. Ai ka treguar se në formularin e vizitës kishte shkruar se hashimin e kishte si vëlla.

“Hashimi ishte shumë mirë, si me shëndet, por edhe me humor. Lexonte shumë, por edhe stërvitej. Te formulari, para se të futesha, shkrova: Do ta takoj se më ka marrë malli. E kam si vëlla Hashimin”, ka thënë Rama në takimin me familjarët e Thaçit.

Edi Rama ka arritur në Kosovë për mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë qëdo të mbahet të hënën në Prishtinë.

Të dielën ai i ka vizituar disa biznese në Rahovec dhe në Gjakovë. Në takim  me  disa fermerë në Rahovec ai kapremtuar heqjen e tarifave doganore për prodhimet nga Kosova.

(r.m.)