Hatay (Turqi) /Prishtinë, 8 shkurt 2023 – Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) njofton se ekipet e saj të kërkim-shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin të gjallë nga rrënojat e ndërtesës edhe nënën e fëmijës dy vjeçar që e kishin nxjerrë nga rrënojat pak kohë më parë.
Fëmija dy vjeçar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat të mërkurën në mbrëmje.
“Pas shumë përpjekjeve nga ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ato kanë arritur ta nxjerrin nga rrënojat edhe nënën e fëmijës dy vjeçar”, thuhet në njoftimine FSK-së.
“Operacionet e kërkim-shpëtimit do të vazhdojnë deri sa të nxirret edhe qytetari i fundit nga rrënojat. Motivi i ushtarakëve nga Kosova është i lartë, profesionalizmi dhe disiplina po japin rezultate”, thuhet në njoftim.
Ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së janë duke operuar në qytetin Hatay.
Ekipe specialistësh nga mbarë bota janë mobilizuar për të ndihmuar operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi dhe në Siri.
(r.m.)