Prishtinë, 17 nëntor 2021 – Eksperti ushtarak amerikan Joe Duncan do të jetë këshilltar në kabinetin e minsitrit të Mrojtjes të Kosovës, Armend Mehaj.
Lajmi është publikuar në Facebook nga vetë Mehaj.
“Ekipit tim të këshilltarëve i bashkohet edhe eksperti amerikan i radhës, këshilltari Joe Duncan. Duke i dëshiruar mirëseardhje, sot prita në takim, këshilltarin tim amerikan për Planifikim, Programim, Buxhetim dhe Ekzekutim, Joe Duncan”, ka shkruar Mehaj.
Ai ka thënë se eksperienca amerikane është jetike për procesin e reformës ligjore, administrative, organizative dhe funksionale të Ministrisë së Mbrojtjes.
Mehaj ka shprehur mirënjohje të veçanta SHBA-së për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.
“Mirënjohje e përjetshme për SHBA-në, respektivisht Zyren Amerikane për Bashkëpunimin e Mbrojtjes, përfaqësuar nga shefi i saj, major Ryan Conley, për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e qëllimeve tona strategjike dhe objektivave të mi operacional”, ka shkruar Mehaj.
(r.m.)