Tiranë, 1 dhjetor 2021 – Kadalë në publik ekspertiza e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë mbi shkaqet e vdekjes së katër turistëve rusë në Qerret të Kavajës.
Sipas ekspertizës, turistët rusë kanë vdekur nga helmimi me monoksid të karbonit.
Në ekspertizën e publikuar nga News24 thuhet se në trupat e viktimave “u konstatua prania e monoksidit të karbonit në masën mbi 75 për qind”.
Por, Prokuroria nuk është e bindur se monoksidi i karbonit ka qenë shkaku i vdekjes së katër rusëve. Për këtë arsye, Prokuroria e ka thirrur në ndihmë Ministrinë e Mbrojtjes. Ajo ka kërkuar që Shërbimi Sekret i Ushtrisë të kryejë një eksperiment në kushte të njëjta me ato që ka ndodhur ngjarja. Përmes këtij eksperimenti duhet të provohet nëse dioksidi i karbonit është shkaktuar në ajër, si pasojë e keqfunksionimit të kaldajës në hotel dhe mungesës së sistemit si duhet të ventilimit apo për arsye të tjera.
Ky eksperiment do të mund të përcaktojë përfundimisht shkakun e vërtetë të vdekjes së 4 turistëve rusë.
(r.m.)