Nga Avokati Kieran Both
Sipas Rregullores për Sipërmarrësit Ndërkombëtarë (IER), Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) pas një shqyrtimi një për një të rasteve, mund të përdorë autoritetin e tij diskrecional për t’u lejuar një periudhë qëndrimi të autorizuar atyre sipërmarrësve jonënshtetas që nëpërmjet biznesit të tyre, janë në gjendje të tregojnë se qëndrimi i tyre në Shtetet e Bashkuara do të sillte një përfitim të rëndësishëm publik, dhe se meritojnë një ushtrim të autoritetit diskrecional në favor të tyre. (Kjo periudhë e qëndrimit të autorizuar quhet teknikisht “parole.”) Për individin që merr këtë lloj leje qëndrimi në SHBA nuk ka një bazë ligjore për t’u “pranuar” në SHBA, por pavarësisht nga kjo gjë, ky individ mund të hyjë dhe të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara si dhe mund të marrë leje që të punojë aty.
Duke pasur parasysh sesa i komplikuar është gjykimi i aplikimeve të paraqitura nga sipërmarrësit të cilët pretendojnë se nëpërmjet biznesit të tyre, do të sjellin të mira publike, DHS-ja përmes një rregulloreje, ka përcaktuar kriteret që mundësojnë vlerësimin një nga një të të aplikimeve për parole të paraqitura nga sipërmarrësit e start-up-eve. Duke futur kritere të tilla në një rregullore, si dhe duke vendosur për këto aplikime kërkesa të hartuara në mënyrë specifike për të marrë informacionin e nevojshëm për procesimin e këtyre aplikimeveve për parole me bazë biznesin, DHS-ja ka lehtësuar përdorimin e parole-s në këtë fushë.
Aplikanti duhet të ketë një rol kyç dhe aktiv në aktivitetin e start-up-it në fjalë. Brenda këtij roli, aplikanti për shkak të njohurive, aftësive ose përvojës që ka, duhet të jetë i pozicionuar mirë që të ndihmojë në mënyrë thelbësore këtë në rritjen dhe suksesin e biznesit. Ky start-up me të cilin paraqitet aplikanti duhet të jetë:
- Një korporatë, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, ortakëri ose formë tjetër që është e organizuar sipas ligjit federal ose ligjeve të shtetit përkatës dhe që zhvillon biznes në Shtetet e Bashkuara;
- Jo kryesisht i angazhuar në ofertën, blerjen, shitjen ose tregtimin e letrave me vlerë, kontratave të ardhshme, derivativëve ose instrumenteve të ngjashëm ekonomikë;
- Formuar brenda 5 viteve që i paraprijnë menjëherë datës kur aplikanti ka paraqitur kërkesën fillestare për parole dhe të ketë bërë biznes në mënyrë të ligjshme gjatë të gjithë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e biznesit që nga data e formimit; dhe
- Ent me potencial të konsiderueshëm qoftë për rritje të shpejtë qoftë për hapje vendesh pune.
Nevojitet të paraqisni Formularin I-941, Application for Entrepreneur Parole, së bashku me tarifën përkatëse dhe dokumentat mbështetës sic tregohet në udhëzimet e formularit I-941. Tarifa për Formularin I-941 është $1,200. Paraqitja dhe aprovimi i formularit I-941 sipas kësaj rregulloreje nuk përbën në vetvete dhënien e leje qëndrimit (parole). Nëse formulari I-941 është miratuar me kusht dhe ju vetë gjendeni jashtë Shteteve të Bashkuara, duhet të shkoni në një ambasadë apo konsullatë jashtë SHBA-së për të kryer procesimin e plotë të kërkesës për parole si dhe për t’u pajisur me dokumentin e udhëtimit (për shëmbull një fletë udhëtim që quhet boarding foil) përpara se të paraqiteni në një pikë hyrëse në SHBA për të marrë vendimin përfundimtar për kërkesën për parole. Nëse Formulari I-941 miratohet dhe jeni brenda Shteteve të Bashkuara, do t’ju dërgohet me postë dokumenti i udhëtimit në adresën e SHBA-së që keni paraqitur në Formularin I-941, me përjashtim të rastit kur keni kërkuar të merrni dokument udhëtimi përmes një ambasade ose konsullate të SHBA-së jashtë vendit. Do t’ju duhet të niseni nga Shtetet e Bashkuara përpara se të paraqiteni në një pikë hyrëse në SHBA me dokumentin tuaj të udhëtimit, për të marrë një vendim përfundimtar lidhur me kërkesën tuaj për parole. Ju vetë, (aplikanti që ka paraqitur një formular I-941) nuk ka nevojë të paraqisni formular I-765 për të marrë leje punësimi. Nëse formulari juaj I-941 miratohet dhe ju jepet leja e qëndrimit në Shtetet e Bashkuara – siç parashikon Rregullorja IER – pasi të paraqiteni në pikën hyrëse të SHBA-së, do të keni dhe autorizimin për të punuar aty, në start-up-in tuaj, diçka kjo që vjen së bashku me lejen e qëndrimit. Ju (si aplikanti i Formularit I-941) nuk keni nevojë të paraqisni një Formular I-131 për të marrë dokument udhëtimi. Nëse Formulari juaj I-941 miratohet, USCIS do t’ju japë udhëzime të mëtejshme lidhur me marrjen dhe përdorimin e dokumentit të udhëtimit, në varësi të faktit nëse keni zgjedhur që dokumenti i udhëtimit t’ju vijë në adresën tuaj postare të SHBA-së ose në një ambasadë ose konsullatë të SHBA-së jashtë vendit.
Në janar 2017, USCIS-i nxorri Rregulloren Përfundimtare mbi Sipërmarrësit Ndërkombëtarë. Sipas Rregullit Ndërkombëtar të Sipërmarrësit, USCIS-i mund të përdorë autoritetin e tij diskrecional për të lejuar një periudhë qëndrimi të autorizuar, pas shqyrtimit një nga një të rasteve, për ata sipërmarrës jonënshtetas të cilët mund tregojnë se qëndrimi i tyre në Shtetet e Bashkuara do të sillte një përfitim të rëndësishëm publik, ky përmes sipërmarrjes së tyre të biznesit. dhe se ata meritojnë një ushtrim të favorshëm të autoritetit diskrecional. DHS-ja vlerësoi se çdo vit, do të kualifikohen për parole 2,940 sipërmarrës.
Bazat e programit nga USCIS-i:
Sipas këtij rregulli, sipërmarrësit të cilëve u jepet parole do të kenë të drejtë të punojnë vetëm për start-up-in e tyre. Bashkëshortja dhe fëmijët e sipërmarrësit jonënshtetas mund të kenë të drejtë gjithashtu për parole në SHBA.
Në kriteret bazë dhe elementet kryesore të Rregullores për Sipërmarrësit Ndërkombëtarë përfshihen:
- Sipërmarrësit mund të jenë përsona që jetojnë jashtë shtetit ose në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
- Start-up-et duhet të jenë krijuar në Shtetet e Bashkuara brenda pesë viteve të fundit.
- Start-up-et duhet të demonstrojnë potencial të konsiderueshëm për rritje të shpejtë dhe për krijimin e vendeve të punës duke treguar të paktën 264,147 dollarë në investime të kualifikuara nga investitorë të kualifikuar, të paktën 105,659 dollarë në grante të kualifikuara qeveritare, ose prova të tjera të ngjashme.
- Bashkëshortja e sipërmarrësit mund të aplikojë për autorizim punësimi pasi te jetë futur me parole në Shtetet e Bashkuara. (Fëmijët nuk kanë të drejtë për leje punësimi.)
- Sipërmarrësit mund t’i jepet një periudhë qëndrimi fillestare deri në 2 vjet e gjysmë. Nëse miratohet sërish për parole, bazuar në standardet shtesë në financim, krijimin e vendeve të punës ose të ardhurat e përshkruara më poshtë, sipërmarrësi mund të marrë deri në 2 vjet e gjysmë të tjera, për një maksimum prej 5 vjetësh. (Në atë pikë ose më herët, ka mundësi të tjera për sipërmarrësit jonënshtetas për të punuar në Shtetet e Bashkuara.
- Sipas IER-se, deri në 3 sipërmarrës për start-up mund të kualifikohen për parole.
Sipas të dhënave të reja të marra nga National Foundation for American Policy, risija që ka sjellë IER-ja nuk ka shkuar fjollë, duke sjellë kështu pasiguri midis aplikantëve të mundshëm – dhe ndoshta dhe mes atyre që duhet të gjykojnë këto aplikime. Që nga viti 2021, USCIS-i ka marrë vetëm 94 aplikime. USCIS ka punuar me kapicat e mëparshme të rasteve të IER-it dhe pret me padurim të punojë me aplikime të reja sa më shpejt që të jetë e mundur. Shpresojmë që lista e re ku janë renditur dokumentat provë që duhen paraqitur, do t’i ndihmojë aplikantët, mes të cilëve sipërmarrësit në fushën e inteligjencës artificiale dhe në fusha të tjera qofshin ato fusha kyçe të teknologjisë apo ende në zhvillim e sipër, të jenë më të sigurt dhe të kursejnë kohë.
Kjo rubrikë nuk e zëvendëson konsultën individuale ligjore me një avokat që njeh mirë faktet dhe rrethanat që një person i caktuar ka paraqitur në çështjen e tij ose të saj. Ju bëjmë thirrje që për rastin tuaj konkret, të këshilloheni me një profesionist me përvojë në fushën e emigracionit. Qёllimi ynёёshtё tё ndihmojmё komunitetin shqiptar dhe të bëjmë të mundur që emigrantёt të kenë informacionin e nevojshëm pёr tё kёrkuar ndihmё nё mёnyrё tё pavarur. Ju inkurajojmë që komentet apo pyetjet tuaja t’i bëni përmes telefonit apo e-mail-it. Adresa elektronike është [email protected]