Erdogan bisedon me Putinin, kërkon armëpushim në Ukrainë

Ankara, 6 matrs 2022 – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka kërkuar homologut të tij rus, Vladimir Putin, që të shpallë armëpushim në Ukrainë, të hapë korridoret humanitare dhe të nënshkruajë një marrëveshje paqeje, raporton Radio Evropae Lirë.

Pas një telefonate njëorëshe, presidenca turke përmes një deklarate, njoftoi se Erdogan ka thënë se një armëpushim do të lehtësonte situatën humanitare.

“Erdogan theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së hapave urgjente për arritjen e një armëpushimi, hapjen e korridoreve humanitare dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se Erdogan i ka thënë Putinit se Turqia është e gatshme të kontribuojë për zgjidhje paqësore të konfliktit.

“Presidenti Erdogan filloi bisedën me fjalinë: “le të hapim rrugën për paqen së bashku”, thuhet në deklaratën epresidencësturke.

Presidenti turk e ka cilësuar “të papranueshëm” agresionin rus ndaj Ukrainës, mirëpo ka thënë se Turqia “nuk do t’ia kthejë shpinën asnjërit shtet”, pasi me të dyja ka lidhje të forta.

(r.m.)