Nju Jork, 24 shtator 2024 – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara të ndërmarrë masa energjike kundër Izraelit, përfshirë edhe përdorimin e forcës, në qoftë se kjo është e nevojshme. Ai e ka krahasuar me Hitlerin kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu,.
“Ashtu siç e kishte ndaluar njerëzimi Hitlerin para 70 vjetësh, duhet ta ndalojë tani kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, dhe makinerinë e tij vrastare”, ka thënë Erdoganm, në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve tgë Bashkuara.
Erdogan i ka akuzuar SHBA-të dhe vendet tjera që vazhdojnë t’i dërgojnë armë Izraelit, siç është shprehur, “për të vazhduar masakrat, ndërsa bëhen sikur kërkojnë ndërprerjen e sulmeve”.
“Të gjitha shtetet që e mbështesin Izraelin janë bashkëpjesëmarrëse në këtë masakër”, ka theksuar ai.
Presidenti turk u ka bërë thirrje të gjitha vendeve që nuk i mbështesin operacionet luftarake të Izraelit në rajon që ta njohin Palestinën dhe kështu “të kalojnë në anën e drejtë të historisë.
“Formimi i shtetit të pavarur e sovran të Palestinës, me kryeqytet Jerusalemin lindor, nuk mund të shtyhet më”, ka theksuar Erdogan.
(r.m.)