Ankara, 1 qershor 2023 – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se përparimi në dialog mes Kosovës dhe Serbisë, është mënyra e vetme për paqe afatgjatë dhe stabilitet në rajon.
Në një postim në Twitter, Presidenca turke ka thënë se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës.
Sipas njoftimit, Erdogan ka theksuar se Turqia është e gatshme të kontribuojë në procesin e dialogut.
President @RTErdogan spoke by phone with President Aleksandar Vučić of Serbia and Prime Minister Albin Kurti of Kosovo.
— Presidency of the Republic of Türkiye (@trpresidency) May 31, 2023
President Vučić of Serbia and Prime Minister Kurti of Kosovo congratulated President Erdoğan on his reelection.
During the calls where the bilateral relations…
Turqia i bashkohet kështu reagimeve nga vendet e Perëndimit që bënë thirrje për kthim në dialogun e Brukselit dhe qetësim të situatës në tri komuna në veri të Kosovës, në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Kurti i ka fajësuar për dhunën në veri ato që i ka quajtur “banda fashiste” të udhëhequra nga Qeveria e Serbisë.
Dhuna është dënuar nga NATO-ja dhe faktori ndërkombëtar, derisa Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që të marrë hapa në uljen e tensioneve në veri.
(REL)