Escobar: Zbatimi i marrëveshjes Kosovë – Serbi, fillon me Asociacionin

Bruksel, 3 maj 2023 – I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se bisedimet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë do të vazhdojnë pas dy javësh, në nivel të kryenegociatorësh.

Në një konferencë shtypi online, nga Brukseli, Escobar ka thënë se në takimin e djeshëm të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me zyrtarët e Bashkimit Evropian në Bruksel, të dy palët kanë prezantuar draftet e tyre për statutin e Acociacionit. Ai I ka cilësuar si mjaft serioze të dyja draftet dhe ka theksuar se tania to duhet të përafrohen dhe të bëhen të ;pranueshme për të dyja palët.

“Tani topi gjendet te të dyja palët dhe ato duhet të përpunojnë propozimet e tyre, ashtu që të jenë të pranueshme për palën tjetër dhe në përputhje me parimet evropiane për këtë çështje që mbrojnë të drejtat e serbëve në Kosovë. Mendoj se të dyja palët janë shumë serioze lidhur me këtë çështje dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pritje të mëdha se do të ketë progres në këtë çështje. Ekipi Menaxhues prezantoi në takim draftin e tij për Asociacionin, kurse Kurti prezantoi parimet e tij për Asociacionin. Të dyja propozimet ishin mjaft serioze dhe bisedimet për to do të vazhdojnë”, ka thënë ai.

Escobar ka theksuar se Kosova dhe Serbia e kanë pranuar marrëveshjen juridikisht obliguese për normalizimin e marrëdhënieve dhe mka theksuar se zbatimi i kësaj marrëveshjeje fillon me formimin e Asociacionit.

“Implementimi fillon me formimin e Asociacionit të komunave serbe. Në takimin e djeshëm janë shqyrtuar elemente të rëndësishme lidhur me Asociacionin. Kryenegociatorët e dy vendeve tani duhet të punojnë për të hartuar një draft të Statutit të Asociacionit që do të jetë i pranueshëm për të dy palët. Është e rëndësishme që Stututi i Asociacionit të jetë platformë për mbrojtjen e serbëve të Kosovës, për përmirësimin e pozitës së tyre dhe për pjesëmarrjen e tyre në jetën politike të Kosovës”, ka thënë ai.

Escobar ka thënë se askush nuk do të ushtrojë presion ndaj asnjërës palë për të pranuar draftin e palës tjetër për statutin e Asociacionit.

“Nuk ka presion as ndaj Serbisë dhe as ndaj Kosovës që të pranojnë draftin e staturit të Asociacionit të palës tjetër. Kjo nuk është situatë në të cilën njëra palë humb e tjetra fiton diçka. Ky është proces nga i cili dalin fitues të dy palët”, ka thënë ai.

Escobar është pyetur edhe lidhur me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se “Serbia e dëshiron një Republikë Sërpska në Kosovë. Ai e përjashtuar mundësinë që në Kosovë të aplikohet modeli që është zaplikuar në Bosnjë e Hercegovinë.

“Modeli i aplikuar në Bosnjë e Hercegovinë është sui generis dhe nuk mund të aplikohet në Kosovë’, ka theksuar ai.

Escobar ka theksuar gjithashtu se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë shumë të përkushtuara për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke theksuar se raportet midis dy vendeve kanë ndikim në stabilitetin e gjithë rajonit.

(r.m.)